Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12 Tetor 2026 | 21:10

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, komentoi miratimin nga Parlamenti të reformës territoriale.

Shehi u shpreh se ndryshimi i numrit të bashkive nga 60 në 46 nuk përbën, sipas tij, një reformë të mirëfilltë, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi efektivitetin e kësaj formule.

Ai tha se edhe vetë do të mbështeste bashkimin e disa njësive të vogla por theksoi se kjo nuk mjafton për ta konsideruar procesin një reformë territoriale.

“Esencë reforme s’ka fare. Kjo fjalë e madhe, reformë! Ishin 60 dhe u bënë 46. Çfarë rëndësie ka kjo? Kjo është vazhdimi i asaj që u bë 10 vjet më parë. Ishin 370 dhe u bënë 60. Ajo kishte një lloj logjike edhe nga ana numerike, por kjo s’ka fare. Qenkan 60 apo qenkan 46? Reforma ka filozofi tjetër. Që të quhet reformë, nuk është për të bashkuar territore apo për të ndarë territore. Reforma ka frymë tjetër, bashkon komunitete, jo territore. Kjo është filozofia e reformës. Disa prej atyre bashkive të vogla do t’i shkrija edhe unë, disa ato në jug, dy fshatra këtu, dy atje, do t’i bashkoja edhe unë. Por reformë është kur ti t’i ofrosh shërbim qytetarit, të ndryshosh filozofinë e ndarjes. Unë kam qenë 15 vjet përpara dhe jam prapë që Shqipëria ka nevojë për këtë punë, që zona urbane të ndahet nga zona rurale, atje ku është e mundur, që të çlirohen nga barra e njëra-tjetrës, që njerëzve t’u ofrohet një administratë e specializuar që s’e kanë sot. Njerëzit të kenë përfaqësim politik që s’e kanë sot. Për shembull, ka ndonjë nga fshatrat e Tiranës përfaqësues politik në bashki? Nuk ka asnjë, se nuk e quajnë fare atë zonë atje. Pastaj është gabim që në fillim, se kur trajtohet niveli i pushtetit të tretë, duhet të trajtohet edhe i dyti. Ne kemi 12 qarqe e prefektura, pse nuk tentojnë të ulin numrin e qarqeve? Një reformë është ajo, një filozofi e përbashkët. Madje, ajo duhet të vinte me gjithë faturën, jo thjesht financiare, por edhe me kompetencat”, tha Shehi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Erion Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania përplasjen e deputetit socialist Erion Braçe me kryeministrin Edi Rama lidhur me ligjin për ndarjen...
21:21 | 12/10/2026

Protesta e 135-të kundër qeverisë, protestuesit zhvendosen te hyrja e Kryeministrisë, policia krijon kordon

Është mbajtur këtë të martë në Tiranë protesta e 135-të kundër qeverisë. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e...
20:02 | 12/10/2026

PS kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm për reformën territoriale, në fokus kompetencat e bashkive dhe financat vendore

Partia Socialiste kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale, me synim rishikimin e kompetencave të bashkive, kuadrit...
17:54 | 12/10/2026