Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ylli Manjani del kundër “rrymës”, ish ministri mbështet Braçen: Bëri mirë, Rama tolerant

Shkruar nga Newsbomb
Ylli Manjani del kundër “rrymës”, ish ministri
Ylli Manjani, ish ministër

Ylli Manjani ka dalë në mbrojtje të deputetit socialist Erion Braçe, pas kritikave që ky i fundit mori për votën pro ligjit për ndarjen e re territoriale. I ftuar në emisionin “Noë” në Euroneës Albania, Manjani komentoi përplasjen mes Braçes dhe kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se deputeti bëri mirë që votoi pro, në vend që të rrezikonte karrierën e tij politike.

Sipas Manjanit, brenda Partisë Socialiste ka persona që nuk ndajnë të njëjtat qëndrime me Ramën, ndërsa mënyra se si u menaxhua votimi tregoi se bëhej fjalë për një vendim politik të rëndësishëm.

“Brenda PS-së ka njerëz që nuk mendojnë njësoj me Ramën… Nesti Angoni nga ka dalë? Dhe ai ka kafshuar njerëz brenda PS-së, derisa del në emailet e qeverisë, është brenda tyre.

Mënyra si u menaxhua votimi për atë ligj, se nuk është reformë… Ky ishte vendimi politik i vetëm i këtyre kohëve, mënyra si e menaxhoi Rama ishte: të shohim njëherë se çfarë bëhet. Unë prapë mendoj se Braçe ka shumë të drejtë dhe bëri shumë mirë që e votoi, se nuk ia vlen të rrezikosh karrierën politike për çfarëdolloj arsyeje në këtë vend, qoftë edhe për interes publik, që unë nuk mendoj se ekziston. Kështu është rregulli: ose voto, ose ik. Madje tani është bërë më tolerant, se dikur ka qenë rregulli: po fole, ik. Tani të lënë të flasësh”, tha Manjani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese