Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, deklaroi se imazhi ndërkombëtar i kryeministrit Edi Rama, i ndërtuar ndër vite përmes propagandës dhe promovimit të figurës së tij si lider karizmatik, ka pësuar një goditje të fortë.
Sipas Vangjelit, për një kohë të gjatë mediat e huaja e paraqisnin Ramën përmes stereotipeve të artistit dhe ish-basketbollistit, duke e kthyer figurën e tij në një markë përmes së cilës identifikohej Shqipëria, por sipas analistit, kjo narrativë u trondit brenda pak ditësh, veçanërisht pas protestave të verës së këtij viti.
Vangjeli: Shiko, një nga pikat më të forta të Ramës ka qenë, e shoqëruar nga propaganda e tij, ishte që në mënyrë të papritur dhe si një dhuratë për gjithë Shqipërinë ai u shndërrua në një markë. Nëpërmjet të cilës njihej Shqipëria. Dhe për një farë kohe kjo edhe funksionoi në atë pjesën sipërfaqësore të gjësë. Shikoni stereotipin me të cilin ai vizatohej deri dje nga media ndërkombëtare. Katër-pesë fjali ishin: ish-basketbollist, artist, pikturoi Tiranën, vizaton ndërkohë gjatë kohës së bisedave zyrtare. Domethënë, ishte kaq e konsumuar kjo klishe, e cila përsëritej, përsëritej, aq sa dukej se ishte e ngulitur dhe dukej që Shqipëria në mungesë të eksporteve të tjera, eksportonte imazhin e një lideri karizmatik... të vërtetë, të tillë. Sot, sidomos me protestën në verën e këtij viti, ky imazh për të cilin thuhet se janë investuar miliona e miliona, jo thjesht në kuptimin e parave që jepen, por është investuar shumë, shumë... U shkërmoq në harkun e 5-6 ditëve dhe e pamposhtën, e kanë bërë në të njëjtën kohë edhe influencat e një brezi të cilit nuk e njeh dhe mbi të gjitha nuk e ka frikë politikën shqiptare, në mënyrë shumë të shpejtë. Dhe ndryshimi i kësaj narrative shënon atë që zakonisht quhet: mediat e mëdha ndërkombëtare janë ato të cilat janë pararoja e qëndrimeve të qeverive të tyre respektive, sidomos në marrëdhënie ndërkombëtare. Është e vërtetë që duket sikur brenda në Shqipëri Rama nuk ka asnjë njeri që mund ta sfidojë, asnjë rrymë dhe asnjë faktor. Protesta që duket se është shuar, megjithëse në mënyrë shumë të çuditshme vazhdon të qëndrojë gjallë flaka me një grusht protestuesish, si për të shënuar në kalendar 'ne ishim atje, u bënë kaq ditë'. Me logjikë të thjeshtë, të pandikuar nga hipoteza të tjera, kjo teorikisht është e pamundur në Shqipëri. Opozita gjithashtu ngjan shumë e frustruar për t'iu kundërvënë. Forca të tjera politike gjithashtu janë të pafuqishme për të reaguar ndaj tij. Duket sikur ka një mjet dhe një mekanizëm tjetër që deri tani nuk është në nivel shtetëror, por që numëron një sërë armiqsh gjithmonë e më të fuqishëm të Ramës, të cilët tani shkojnë në radhët e atyre që ky dikur shtrëngonte duart si përfaqësues i Shqipërisë, por që në Shqipëri është tregtuar si sukses personal i tij apo thjesht si meritë personale e tij. Më ngjan se kombinimi i këtyre faktorëve me diçka të çuditshme që mund të ndodhë nga hiçi në Shqipëri, siç ndodhi protesta në qershor, mund ta rishkruajë krejt ndryshe historinë për skeptikët që e shikojnë Ramën të pamposhtur.
© SYRI.net
VIDEO/ Shkullaku: Rama mbron hajdutët e qeverisë, ka thelluar autoritarizmin dhe ka humbur besimin e Perëndimit
VIDEO-Vizita në OKB/ Nesho: Rama u refuzua në SHBA, e hoqën nga takimi i së dielës me zv/presidentin e SHBA
‘Shqipëria të dënonte gjuhën e Daçiç’/ Ish-ambasadori: Tirana të shkëputet nga marrëdhënia miqësore me Vuçiç