“Politika nuk bëhet me luanë dhe kode mafioze”, Sulo zbërthen mesazhet mes Ramës dhe Braçes
Gazetari Arjon Sulo komentoi në emisionin Now në Euronews Albania përplasjet e fundit brenda Partisë Socialiste mes deputetit Erion Braçe dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur me ligjin për ndarjen e re territoriale.
Sipas Sulos, dy reagimet e Ramës pas votimit të reformës synonin të tregonin se kryeministri nuk është i lëkundur dhe as në vështirësi politike, duke pasur mbështetjen e 84 deputetëve në Kuvend.
“Dy reagimet e Ramës pas votimit të reformës ishin për të treguar se PS-ja dhe ai nuk janë të lëkundur apo në vështirësi. Është një kryeministër që ka 84 vota. Çështja është se politika nuk bëhet duke u treguar me luanë dhe as me kode mafioze. Ky është një kod mafioz, nuk është politikë. Kjo tregon situatën në të cilën ndodhet PS-ja, e cila nuk është më një parti. Ajo është një grup deputetësh, shumica personalë të Edi Ramës, që mban mazhorancën në Kuvend por që tani është në shthurje”, u shpreh Sulo.
“Erion Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje
Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë
Reforma Territoriale, Deputetja e PS: I kemi votat! Erla: Po votën e Braçes e keni?
- 21:21 “Erion Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje
- 21:10 Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë
- 21:00 Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit
- 20:37 Irlandë, ish-trajneri dënohet me 15.5 vjet burg për sulm seksual ndaj të miturve
- 20:12 Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane që kërkon azil: Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri
- 20:02 Protesta e 135-të kundër qeverisë, protestuesit zhvendosen te hyrja e Kryeministrisë, policia krijon kordon