12 Tetor 2026, 21:55
Nga G.M
Selma Blair
SHBA- Aktorja amerikane Selma Blair është arrestuar në Nju Jork, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy anëtare të ekuipazhit gjatë një fluturimi të kompanisë Delta Airlines nga Los Angeles drejt Nju Jorkut. Ngjarja ndodhi të dielën, më 11 tetor, kur autoritetet e aeroportit u njoftuan për një pasagjere që kishte ushtruar dhunë fizike gjatë udhëtimit. Si pasojë e incidentit, dy stjuardesa mbetën të plagosura, ndërsa njëra prej tyre u transportua në spital.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, 54-vjeçarja e njohur për rolet e saj në filmat “Legally Blonde”, “Hellboy” dhe “Cruel Intentions”, u mor në paraburgim pas mbërritjes së avionit në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy dhe më pas u dërgua në spital. Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga FBI.
Përfaqësuesi i aktores bëri të ditur se ajo kishte përjetuar një urgjencë mjekësore, e cila çoi në sjelljen e dyshuar gjatë fluturimit. Sipas tij, Blair mori menjëherë ndihmën e nevojshme mjekësore pas uljes së avionit dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Ndërkohë, kompania Delta Airlines theksoi se siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazhit mbetet përparësi dhe se nuk toleron sjellje të papërshtatshme apo të paligjshme në bord. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit./Dosja.al
selma blair shba
Bota
12 Tetor 2026, 21:37
E.d
Foto ilustruse
GREQI - Qeveria greke po përgatit një paketë të re masash për kufizimin e aksesit të fëmijëve në...
Bota
12 Tetor 2026, 21:10
G.M
Pamje
ARABIA SAUDITE- Huthët e Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës në Aeroportin Nd&e...
Bota
12 Tetor 2026, 21:05
G.M
Pedro Sanchez
SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka konfirmuar se anije luftarake të Marokut kanë hyrë pa leje në ujë...
Bota
12 Tetor 2026, 21:00
G.M
Shërbimet e internetit të Yandexit janë kufizuar dukshëm nga sulmet me dronë ukrainas.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, th...
Bota
12 Tetor 2026, 20:50
G.M
pamje
ARABIA SAUDITE- Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, pas n...
Bota
12 Tetor 2026, 20:45
G.M
Elon Musk
SHBA- Elon Musk ka investuar rreth 366 milionë dollarë në fushatat politike për zgjedhjet e mesit të mandatit në SH...
Bota
12 Tetor 2026, 20:35
G.M
George Gibney
IRLANDË- Ish-trajneri i ekipit olimpik të notit të Irlandës George Gibney, është dënuar në Dublin me ...
Bota
12 Tetor 2026, 20:32
E.d
Blogeri rus dhe themeluesi i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk
Blogeri rus dhe themeluesi i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk...
Bota
12 Tetor 2026, 20:13
G.M
EVROPË- Bashkimi Evropian pritet të hapë të martën kapituj të rinj negociatash me Ukrainën dhe Moldavinë, duke shë...
Bota
12 Tetor 2026, 20:24
E.d
Pamje
BRUKSEL- 10 të mitur janë arrestuar në Bruksel, pas përplasjeve të reja me policinë pranë stacionit hekurudhor Mid...