12 Tetor 2026, 21:57
Nga DOSJA

ITALI - Atalanta rikthehet te fitorja në Serie A, duke mposhtur 3-1 Venezian në Bergamo, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë. Protagonisti absolut ishte Nikola Krstovic, autor i dy golave dhe një asistimi, ndërsa Franck Kessié kontribuoi me golin e parë të sfidës.
Ndeshja u vendos që në minutat e para. Kessié zhbllokoi rezultatin në minutën e katërt, pas asistimit të Krstovic, ndërsa vetëm dy minuta më vonë sulmuesi malazez dyfishoi shifrat me kokë, pas krosimit të Elmas. Në minutën e 30-të, Krstovic realizoi golin e tij të dytë personal, duke e çuar rezultatin në 3-0.
Venezia reagoi dhe arriti të shkurtonte diferencën në minutën e 37-të me Hainaut, duke mbajtur gjallë shpresat për një rikthim. Në pjesën e dytë, miqtë iu afruan sërish golit, por traversa dhe një pozicion jashtë loje i mohuan mundësinë për të rihapur plotësisht ndeshjen.
Atalanta e mbylli sfidën me dhjetë lojtarë, pasi Elmas u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 89-të pas ndërhyrjes së VAR-it. Megjithatë, skuadra e Bergamos arriti ta ruante avantazhin dhe të siguronte tri pikët.
Kjo fitore e çon Atalantën në kuotën e nëntë pikëve, duke i dhënë fund serisë negative prej tri humbjesh radhazi. Situata është krejt ndryshe për Venezian, që mbetet pa pikë pas gjashtë javësh, ndërsa trajneri Giovanni Stroppa sheh gjithnjë e më shumë në rrezik të ardhmen e tij në stol.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Tetor 2026, 19:33
SPANJE - Barcelona duket se ka gjetur një dirigjent të ri në mesfushë. Rodri po merr gjithnjë e më shumë rolin e organizato...
Sport
12 Tetor 2026, 19:22
SPANJE - Avokati Pablo García Montañés është presidenti i ri i Deportivo Eldense, një klub i blerë së fundmi nga...
Sport
12 Tetor 2026, 19:14
TURQI - Hansi Flick kërkon përqendrim maksimal nga Barcelona përpara sfidës me Galatasarayt. Trajneri gjerman vlerësoi cilësin&e...
Sport
12 Tetor 2026, 17:28
SPANJE - Real Madridi e ka intensifikuar përplasjen me arbitrat spanjollë, duke këmbëngulur se vendimet e gjyqtarëve po e dëmtoj...
Sport
12 Tetor 2026, 17:17
TURQI - Duke ngarë një Ferrari, Victor Osimhen mbërriti në qendrën stërvitore të Galatasaray të hënën, i ven...
Sport
12 Tetor 2026, 17:05
SPANJE - VAR-i ka korrigjuar 42 vendime për gola të Real Madridit që fillimisht ishin konsideruar të rregullt nga gjyqtarët në f...
Sport
12 Tetor 2026, 16:34
TIRANE - Lajmi që ka qarkulluar gjithë paraditen, pasditen e sotme është zyrtarizuar nga klubi Partizani, i cili ka lëshuar një ...
Sport
12 Tetor 2026, 16:15
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo rikthehet në qendër të vëmendjes me një deklaratë të fortë për karrierën ...
Sport
12 Tetor 2026, 16:02
ITALI - Midis të tashmes dhe të ardhmes. Paulo Dybala po mendon për Romën sot, por edhe për atë që do të ndodhë n...
Sport
12 Tetor 2026, 15:53
ANGLI - Pronarët e Cityt po ndërtojnë apartamentet në zonën e Ishullit Yas, një ishull i madh artificial pranë Abu Dhabit. ...