Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Çfarë po shet Edi Rama?

‘PS po përdor ‘gerrymandering’/ Hasimja: Territorialja, manovër politike për të shkrirë bashkitë e opozitës

‘PS po përdor ‘gerrymandering’/ Hasimja: Territorialja, manovër politike për të shkrirë bashkitë e opozitës

22:10, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Politologu Ermal Hasimja, e cilësoi reformën e re territoriale si një përpjekje politike për të dobësuar opozitën përmes shkrirjes së bashkive që ajo drejton.

I ftuar në Ora News,  Hasimja theksoi se, simulimet mbi rezultatet e zgjedhjeve të fundit tregojnë se bashkimi i disa njësive vendore mund të ndryshojë raportet politike, duke sjellë humbjen e bashkive nga opozita.

Ai e lidhi këtë proces me fenomenin e njohur si ‘gerrymandering’, pra manipulimin e kufijve elektoralë për të favorizuar një forcë politike.

Hasimja: Besoj që gjatë argumentimit që është bërë, kanë dalë edhe këto si argumenta. Në qoftë se s'ka dalë ajo që thoni ju, domethënë analiza e asaj çfarë nuk ka shkuar mirë, ka dalë të paktën pretendimet e Partisë Socialiste për atë se çfarë duhet bërë më mirë, se si do të rregullohet kjo gjë. Këtu me thënë të vërtetën as unë vetë nuk jam shumë i qartë se çfarë do t'i zgjidhi kjo reformë këtyre bashkive.

Mënyra si e shoh unë nga jashtë është një përpjekje e pastër politike për të hequr qafe bashkitë e opozitës, të kontrolluara nga opozita.

Domethënë po ta shikosh, po të marrësh e të bësh edhe simulime me shifrat dhe rezultatet e votave të fundit, të rezulton në fakt që rezultati, në qoftë se do votohej nesër me të njëjtat shifra siç u votua herën e kaluar, ajo që do ndodhte është që bashkia e Kukësit me Fushë-Arrëzin, më fal e Fushë-Arrëzit dhe Pukës do bashkohen, do bëhen një bashki.

Domethënë opozita nga dy bashki do të ketë një, Memaliaj shkrihet brenda Tepelenës, Libohova. Rrogozhina rrezikon që të përmbysë Kavajën, Selenica ikën.

Pra, ka një kalkulim politik. Nuk e kanë shpikur shqiptarët këtë gjë, quhet 'gerrymandering', dhe PS-ja ka pasur historikisht specialistë të kësaj lloj manovre politike që nga kohërat e Kastriot Islamit, strategut elektoral të asaj kohe, dhe e ka përdorur herë pas here këtë gjë. Ky është njëri element. Elementi tjetër pastaj mendoj që është një përpjekje për centralizimin e pushtetit, i cili shkon në fakt kundër idesë së decentralizimit.

Është e thjeshtë fare, ti ke aq bashki sa janë sot, që bëhen më pak se ç'janë, rrjedhimisht do ta kesh pushtetin të përqendruar në më pak duar. Dhe këtë e shikon edhe tek deklarata, te raporti që është bërë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, i cili qartëson në fakt elementin e mungesës së transparencës, mungesës së konsultimit me qytetarët. Nuk mund t'i quash konsultime me qytetarët një takim ku vijnë e futen militantët socialistë dhe të shprehin ty pastaj duartrokitje në zgjidhjet që ti ke bërë. Konsultimi është tjetër gjë.

Konsultimi është edhe me ata socialistë të cilët kanë marrë, kanë djegur teserat, dhe edhe me ata të tjerë të cilët s'janë as të opozitës, por kanë një opinion kundër. Dhe ky opinion kundër ishte aq i qartë sa doli përsipër edhe në rradhët e socialistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco