“Deputetët janë si manekinë”, Malaj: Ja për kë ishte mesazhi i Ramës “s’bëhen hesape pa hanxhinë me PS-në”
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ish-ministri socialist Arben Malaj komentoi votimin e reformës territoriale ndërsa e cilësoi besnikërinë e deputetëve ndaj liderëve politikë si një problem.
Teksa u ndal te Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, ai tha se ata u përballën me zgjedhjen mes mbështetjes së qëndrimit të tyre dhe respektimit të vendimit të partisë, pasi dalja kundër grupit parlamentar mund t’u kushtonte përjashtimin.
“Deputetët kanë një besnikëri të verbër dhe janë si manekinë, vetëm tundin kokën. Çfarë thotë udhëheqësi duhet miratuar patjetër. Nuk është gjë e mirë. Do të vazhdojnë të jenë deputetë, do të kenë përfitimet e tyre, por kjo nuk është normale, nuk është etike dhe as shpirtërore. Nëse do të vazhdojmë me këtë psikologji se do të mbijetojmë nëpërmjet besnikërisë ndaj liderëve politikë, politika shqiptare këtë gjë do të prodhojë gjithmonë. Të tre deputetët, Braçe, Spiropali dhe Sinaj, iu bashkuan vendimit të grupit parlamentar, pasi ka një rregull që duhet ta ndash në atë moment: kur del jashtë vendimit të grupit, grupi të përjashton. Ishte një sfidë e madhe për ta, të votonin apo të shkëputeshin nga Partia Socialiste, ose do t’i largonin nga PS-ja, apo të thoshin: ‘Ne e bëmë pjesën tonë, i mbështetëm banorët e zonës, por iu përmbajtëm në fund qëndrimit të partisë”, tha Malaj.
I pyetur nga moderatorja Erla Mëhilli për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “s’bëhen hesape pa hanxhinë me PS-në”, Malaj u shpreh se mesazhi i tij ishte më i gjerë dhe nuk u drejtohej vetëm socialistëve.
“Është një mesazh më i gjerë sesa për deputetët e PS-së, sepse theksi te ‘mos bëni llogari pa hanxhinë’ ishte pikërisht edhe për ata që janë jashtë Partisë Socialiste, që mendonin dhe për të cilët kishte shumë shpresë në opinionin publik. Këtu është ajo vija e hollë e Braçes dhe kolegëve të tjerë: krijimi i pritshmërive të mëdha krijoi pastaj atë zhgënjimin e madh. Pasi u zhgënjyen në këtë rast dhe u votua me 85 vota, është e vështirë të gjesh një sinergji për një rast tjetër, pasi duket që gjithçka është nën kontroll. Mesazhi nuk ishte vetëm për socialistët, por edhe për socialistët”, tha Malaj.
“Erion Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje
Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë
Protesta e 135-të kundër qeverisë, protestuesit zhvendosen te hyrja e Kryeministrisë, policia krijon kordon
- 21:53 “Politika nuk bëhet me luanë dhe kode mafioze”, Sulo zbërthen mesazhet mes Ramës dhe Braçes
- 21:21 “Erion Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje
- 21:10 Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë
- 21:00 Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit
- 20:37 Irlandë, ish-trajneri dënohet me 15.5 vjet burg për sulm seksual ndaj të miturve
- 20:12 Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane që kërkon azil: Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri