Cristiano Ronaldo vazhdon marshimin drejt kuotës së 1000 golave në karrierë. Ylli portugez ka realizuar golin e tij të 981-të, këtë herë në Champions League të Azisë, duke iu afruar edhe më shumë objektivit historik.
Sulmuesi i Al Nassr gjeti rrugën e rrjetës në përballjen kundër Neftchi Farg‘ona, në kuadër të javës së dytë të fazës së ligës në AFC Champions League Elite.
Goli erdhi pas një aksioni të bukur nga krahu i majtë. Sadio Mané krosoi në zonë, ndërsa Ayman e kontrolloi topin me gjoks dhe ia la në dispozicion Ronaldos. Portugezi goditi menjëherë me rrotullim, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke çuar Al Nassr në avantazhin 2-0.
Me këtë realizim, Ronaldo ka vetëm 19 gola për të arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 1000 golash në karrierën e tij profesionale. Një objektiv që 41-vjeçari synon ta përmbushë përpara se t'i japë fund aventurës së tij në futbollin e luajtur.
Ronaldo vazhdon të dëshmojë se mbetet vendimtar edhe në këtë fazë të karrierës, ndërsa çdo gol e afron më shumë me një rekord që do të shënonte një tjetër kapitull të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit.
AFC Champions League Elite | Al Nassr [2] - 0 Neftchi Fergana, Cristiano Ronaldo 42'
by
u/OpbrBlud in
soccer
© SYRI.net
Kush mund ta sfidojë Infantinon për presidencën e FIFA-s? Del në skenë emri i Arsène Wenger-it
FIFA nën akuzë për fshehjen e 1,76 milionë dollarëve për Infantinon, jashtë pagës zyrtare
Dëmtim i rëndë për Opendan, Lyoni kundër arbitrimit: Sulmuesi i Juventusit do të mungojë deri në nëntorBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: