web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta në ditën e 135-të/ Gazetari: Zhvlerësoi aksionet e Ramës dhe goditi PD-në

12 Tetor 2026, 22:21, Aktualitet CNA

Protesta në ditën e 135-të/ Gazetari: Zhvlerësoi aksionet e

Gazetari Mentor Kikia komentoi sot ndikimin e protestës qytetare 135 ditore kundër qeverisë.

Në një studio televizive, Kikia tha se protesta ka krijuar një zinxhir efektesh te mazhoranca dhe opozita në vend, pasi siç theksoi zhvlerësoi në minimum besimin e qeverisë dhe paralelisht, goditi fort edhe Partinë Demokratike.

“Protesta zhvlerësoi në minimum besimin e qeverisë. Zhvlerësoi aksionet e Ramës. Nga superheroi i rrjeteve sociale u shndërrua në një njeri vunerabël tërësisht në sytë e publikut. Sot duke nisur nga Rama e deri te bashkëpunëtori më i largët përballet me sytë agresiv të qytetarëve kur përpiqen të promovojnë një punë të qeverisë. Protesta goditi fort edhe Partinë Demokratike. PD deri në ato momente ishte e vetme që nxirrte njerëz në rrugë, por protesta goditi PD si lideri i opozitarizmit politik. Sot ka tre aktorë, mazhoranca, opozita politike dhe protesta si përfaqësuesee opozitarizmit qytetar. Protesta e ka dëmtuar mjaftueshëm qeverinë për të dhënë dorëheqjen, por kryeministri nuk largohet. Por Edhe opozita ka humbur goxha në mjedisin e saj”, tha Kikia./CNA





Lajmet e fundit nga