Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Salianji sulmon Berishën: Nuk la garë në PD, mund të kandidonte dikush tjetër! Opozitës ia kanë mbyllur gojën për kullën te Pallati i Kongreseve

Shkruar nga Newsbomb
Salianji sulmon Berishën: Nuk la garë në PD, mund të
Ervin Salianji dhe Sali Berisha/ Fotomontazh

Ervin Salianji ka akuzuar Sali Berishën se nuk ka lejuar një garë të vërtetë për drejtimin e Partisë Demokratike. Në një intervistë në emisionin “Prime News24” në News24, ai shpjegoi se tërheqja e tij lidhej me mungesën e konkurrencës brenda partisë dhe jo thjesht me mundësinë e kandidimit të tij.

Salianji theksoi se në garë mund të kishte edhe figura të tjera demokrate, por sipas tij, kushtet për një proces të hapur nuk u krijuan. Ai deklaroi se interesi i tij politik është që PD-ja të fitojë zgjedhjet, duke hedhur poshtë pretendimet se synon të dëmtojë opozitën apo të ndihmojë kryeministrin Edi Rama.

Gjatë intervistës, Salianji iu përgjigj edhe akuzave që e lidhin me Ramën, duke vënë përballë përvojën e tij me drejtësinë dhe lejet e dhëna për ndërtime. Në këtë kontekst, ai solli në vëmendje edhe kullën pranë Pallatit të Kongreseve, për të cilën pretendoi se opozita nuk po reagon sa duhet, ndërsa ngriti dyshime për marrëdhëniet mes Berishës dhe kryeministrit.

“Nuk la garë Sali Berisha, mund të garonte një tjetër. Nuk është puna se do isha vetëm unë. Ky që e ka marrë peng PD, të thotë çfarëdo që të bëj unë në këto zgjedhje që PD të jetë fituese. Unë u tërhoqa se nuk ka garë. Interesi im është që PD të bëhet fituesi, interesi juaj është ta mundim.

Çfarë të bëj unë ta shkatërroj unë? Meqë unë qenkam me Ramën unë kam bërë burg, këta kanë bërë leje, e ke kullën aty. Në kohën kur ishte Berisha në pushtet, dilnit për atë forumin… Ke kullën që po të jepet te Pallati i Kongreseve, kam dalë dhe kam thënë Berisha përse nuk flet për këtë? Sepse është bashkë me Edi Ramën. Nuk flet opozita sepse ia kanë mbyllur gojën”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese