LIVE UPDATES
Bota

Mamdani urdhëron shqyrtimin e forcës së përdorur nga policia e Nju Jorkut ,njofton reforma të reja

Nisma vjen në një kohë kur janë shtuar thirrjet për reforma në polici dhe për forcimin e mekanizmave të llogaridhënies ndaj efektivëve të akuzuar për shkelje të rënda.

12 Tetor 2026, 22:35 Nga G.M
Mamdani urdhëron shqyrtimin e forcës së përdorur nga policia
Zohran Mamdani

SHBA- Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani, ka urdhëruar rishikimin e përdorimit të forcës nga Departamenti i Policisë së qytetit (NYPD), për herë të parë në dhjetë vjet. Nisma vjen në një kohë kur janë shtuar thirrjet për reforma në polici dhe për forcimin e mekanizmave të llogaridhënies ndaj efektivëve të akuzuar për shkelje të rënda.

Krahas shqyrtimit, administrata e Mamdanit ka njoftuar një paketë reformash që synon të përmirësojë mbikëqyrjen e policisë dhe të sigurojë që procedurat disiplinore të përfundojnë përpara daljes në pension të efektivëve. Në kuadër të masave të reja, parashikohet edhe një financim shtesë prej 2.6 milionë dollarësh për Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm, e cila heton politikat dhe rastet e sjelljes së pahijshme brenda NYPD-së.

Mediat e huaja bëjnë me dije se, vendimi vjen pas një sërë kritikash ndaj mënyrës se si policia trajton situatat e tensionuara. Një prej rasteve që ka rikthyer debatin mbi përgjegjësinë e efektivëve është vrasja me armë zjarri e 19-vjeçarit Win Rozario në vitin 2024, gjatë një krize të raportuar të shëndetit mendor. Oficeri i përfshirë në ngjarje doli në pension përpara se të zhvillohej procesi disiplinor ndaj tij. Presioni ndaj administratës së Mamdanit është shtuar edhe pas protestave të fundit kundër operacioneve të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE).

Demonstratat shpërthyen pas të shtënave ndaj 28-vjeçarit Oscar Belgal, i cili ndodhej brenda një automjeti me djalin e tij pesëvjeçar, në lagjen Marble Hill të Nju Jorkut. Gjatë protestave, disa përfaqësues politikë akuzuan efektivët e NYPD-së për përdorim të tepruar të forcës. Në qendër të kritikave është vendosur Grupi i Reagimit Strategjik, një njësi policore që angazhohet në menaxhimin e protestave, ngjarjeve të mëdha dhe situatave të trazirave civile. Disa politikanë progresistë kanë kërkuar shpërbërjen e kësaj strukture, duke pretenduar se ndërhyrjet e saj kanë përshkallëzuar tensionet me protestuesit.

Të dhënat e policisë tregojnë një rritje të ndjeshme të rasteve të raportuara të përdorimit të forcës. Në vitin 2025 u regjistruan 12,348 incidente, kundrejt 4,087 rasteve në vitin 2016, kur nisi mbledhja e këtyre statistikave. Megjithatë, rritja e raportimeve për përdorimin e forcës ka ndodhur në një periudhë kur treguesit e kriminalitetit në qytet kanë shënuar rënie. Në tremujorin e tretë të vitit, krimet e rënda ranë me 9.4 për qind, ndërsa nëntë muajt e parë të vitit shënuan nivelet më të ulëta të të shtënave me armë zjarri, viktimave nga të shtënat dhe vrasjeve në historinë e regjistruar të qytetit.

Pavarësisht këtyre treguesve, zërat kritikë kanë kërkuar edhe dorëheqjen e komisioneres së policisë, Jessica Tisch, e emëruar fillimisht nga paraardhësi i Mamdanit, Eric Adams. Komisionerja emërohet nga kryebashkiaku dhe mund të shkarkohet prej tij ose nga guvernatori i shtetit të Nju Jorkut. Nga ana e tij, Mamdani ka dënuar të shtënat e përfshira në operacionin e ICE-së dhe ka kërkuar lirimin e Belgal nga paraburgimi federal. Administrata e tij ka sqaruar se rishikimi i përdorimit të forcës nga policia kishte nisur përpara incidentit të 8 tetorit dhe protestave që pasuan./Dosja.al

zohran mamdani

Sondazh

Poll

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje:Arrestoni Ramën

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve