“Më tronditën gjithë pallatin”/ Banorja e Njësisë 4 në Tiranë denoncon shqetësimet nga të rinjtë te hyrja e pallatit

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.10.2026, 00:58

Një banore e Njësisë 4 në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas saj, po përsëritet pranë hyrjes së pallatit ku jeton.

Xhuljana tregon se mbrëmjen e kaluar, rreth orës 22:20, një grup prej afro 15 të rinjsh është afruar te hyrja e pallatit dhe ka goditur derën me forcë të madhe.

Sipas saj, goditjet kanë qenë aq të forta sa është ndier tronditja në të gjithë pallatin, duke shkaktuar frikë dhe shqetësim për fëmijët e saj dhe banorët e tjerë.

Ajo thotë se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë dhe kërkon që situata të marrë zgjidhje, në mënyrë që familjet të ndihen të sigurta në banesat e tyre.

“Për aq kohë sa shqetësohen fëmijët e mi, privatësia nuk më intereson fare”, shprehet banorja, duke kërkuar ndihmën e komunitetit për të identifikuar personat që shfaqen në pamje.

Denoncimi ngre shqetësime për qetësinë dhe sigurinë në ambientet e përbashkëta të pallateve, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

JOQ Albania publikon shqetësimin e banorës dhe kërkon verifikimin e rastit nga institucionet përgjegjëse, me qëllim që të shmangen përsëritjet e situatave të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit