Celebrities Gossip Showbiz

Vajza e Sylvester Stallone shkëlqen në tapetin e kuq!

Scarlet Rose Stallone, vajza më e vogël e aktorit legjendar Sylvester Stallone, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq të PaleyFest New York 2026. E veshur me një fustan saten në ngjyrë shampanje, 24-vjeçarja u shfaq përkrah prindërve të saj, duke spikatur me një stil minimalist dhe të rafinuar.

Familja Stallone mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Nju Jork më 10 tetor, kushtuar serialit “Tulsa King”, ku Sylvester Stallone luan rolin kryesor dhe vajza e tij është gjithashtu pjesë e kastit.

Për këtë rast, Scarlet zgjodhi një fustan saten midi nga Ralph Lauren, me rripa të hollë dhe një dekolte diskrete. Ajo e kombinoi veshjen me këpucë të zeza elegante me takë, ndërsa flokët e gjatë biondë i kishte stiluar në onde të buta.

Pa bizhuteri të dukshme dhe me një grim të lehtë, ajo dëshmoi se një paraqitje e thjeshtë mund të jetë po aq tërheqëse sa kombinimet më të guximshme në tapetin e kuq.

Aktori 80-vjeçar u shfaq pranë bashkëshortes Jennifer Flavin dhe vajzës së tyre më të vogël. Stallone zgjodhi një xhaketë blu me kuadrate dhe kopsa dopio, të kombinuar me pantallona blu të errëta dhe një këmishë të bardhë.

Ndërkohë, Jennifer Flavin preferoi një kombinim klasik bardhezi, me xhaketë të zezë mbi një bluzë të bardhë dhe aksesorë diskretë.

Familja pozoi së bashku për fotografët, ndërsa një moment i veçantë u vu re gjatë fotografimit të kastit, kur Stallone e afroi Scarlet-in pranë vetes për fotografinë e përbashkët.

Përveç paraqitjes së saj në tapetin e kuq, Scarlet po ndërton edhe karrierën e saj si aktore. Ajo interpreton personazhin Spencer në serialin “Tulsa King”, ku babai i saj luan Dwight “The General” Manfredi, një ish-bos mafioz që përpiqet të ndërtojë një perandori kriminale në Oklahoma.

Personazhi i Scarlet-it shfaqet fillimisht si bariste, përpara se të nisë punën në një fermë kuajsh, duke u bërë pjesë e zhvillimeve të historisë.

Sezoni i katërt i serialit pritet të nisë më 16 tetor në platformën Paramount+, ndërsa eventi në Nju Jork u shërbeu aktorëve si një mundësi për të prezantuar episodin e parë dhe për të diskutuar zhvillimet e reja të produksionit.

Pjesëmarrja e Scarlet-it në këtë projekt shënon një tjetër hap në rrugëtimin e saj artistik, ndërsa paraqitja e fundit dëshmoi se vajza e Stallone po krijon gradualisht identitetin e saj, si në ekran, ashtu edhe në botën e modës.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.