Pranë televizionit ku po zhvillohej debati, arrestohet Gani Geci nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

Gani Geci është arrestuar nga autoritetet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje”, bëjnë të ditur burime të Sinjalit.

Të lidhura

None found

Ngjarja lidhet me deklaratat e gazetarit Lirim Mehmetaj në emisionin “Debat Plus”. Mehmetaj kishte thënë se Gani Geci e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar të hiqte ose të ndryshonte një postim që lidhej me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

Sipas gazetarit, ai nuk e kishte pranuar këtë kërkesë. Më pas, siç deklaroi Mehmetaj, disa përfaqësues të familjes Geci kishin shkuar në zyrën e tij dhe e kishin kërcënuar. Për rastin, ai tha se kishte njoftuar Policinë e Kosovës.

Gjatë transmetimit të emisionit, moderatori Ermal Panduri bëri të ditur se Gani Geci ndodhej në parkingun e televizionit ku po zhvillohej debati.

Deri në momentin e publikimit të këtij raportimi, Policia e Kosovës nuk kishte dhënë detaje zyrtare për arrestimin.


Shtuar më 13.10.2026 07:10

Quantcast