Aksident i rëndë në Berat/ 3 minorenë përplasen me motorë elektrikë, dy dërgohen në Spitalin e Traumës

13/10/2026 07:21

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Berat, në rrethrrotullimin në dalje të qytetit, në aksin e By-Pass-it.

Tre minorenë, të moshës 16 vjeç, janë përfshirë në aksident teksa dyshohet se po zhvillonin gara me motorë elektrikë.
Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë kanë humbur kontrollin e mjeteve në rrethrrotullim dhe janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit, dy prej minorenëve kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, minoreni i tretë po merr trajtim në Spitalin Rajonal të Beratit. Ai ka pësuar fraktura të shumta, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Top Channel