web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

13 Tetor 2026, 07:11, Sociale CNA

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, ndërsa vranësirat do të jenë prezente përgjatë relieveve malore të vendit, më të theksuara ne jug.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata të izoluara në jug-juglindje të vendit.

Era pritet të fryjë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 17 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga