LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmimet e konsumit në Kosovë vazhdojnë të rriten, inflacioni 7,8% në shtator

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ishte 7,8% më i lartë në shtator të këtij viti krahasuar me shtatorin e vitit 2025, ndërsa rritja mujore, në raport me gushtin, ishte 0,2%.

13 Tetor 2026, 07:41 Nga E. D
Çmimet e konsumit në Kosovë vazhdojnë të rriten,
foto ilustruese

KOSOVË- Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,8% në shtator 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Transporti dhe shpenzimet e banimit, energjisë e ngrohjes regjistruan rritjet më të mëdha, ndërsa inflacioni mujor ishte 0,2%. Çmimet e konsumit në Kosovë kanë vazhduar të rriten, duke e çuar inflacionin vjetor në 7,8% në shtator 2026.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ishte 7,8% më i lartë në shtator të këtij viti krahasuar me shtatorin e vitit 2025, ndërsa rritja mujore, në raport me gushtin, ishte 0,2%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 7,8 % në muajin shtator 2026, krahasuar me muajin shtator 2025. Inflacioni mujor ishte 0,2 % në muajin shtator 2026”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Shtrenjtimi më i madh është regjistruar te transporti, ku çmimet janë rritur për 23,9% brenda një viti. Pas tij renditet grupi i strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse, me rritje prej 11,9%. Këto dy kategori përfshijnë shpenzime të rëndësishme për familjet dhe bizneset, duke e bërë rritjen e çmimeve të ndjeshme edhe jashtë shportës ushqimore.

Rritje vjetore është regjistruar edhe te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, me 6,3%, te restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 5,2%, si dhe te shëndetësia me 4,5%.

Çmimet e kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallrave e shërbimeve të ndryshme janë rritur për 3,8%, ndërsa mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore e shtëpisë për 3,5%.

Veshjet dhe këpucët janë shtrenjtuar për 3%, kurse ushqimet dhe pijet joalkoolike për 2,4%. Rritje më të vogla janë shënuar në rekreacion, sport dhe kulturë, me 1,8%, në informacion dhe komunikim, me 0,7%, si dhe në sigurime dhe shërbime financiare, me 0,3%. E vetmja kategori me rënie vjetore të çmimeve ishte ajo e shërbimeve arsimore, me 0,3%.

Edhe pse rritja mujore e çmimeve ishte më e ulët, ajo mbeti pozitive. Sipas ASK-së, në shtator çmimet u rritën për 0,2% krahasuar me gushtin.

Rritjet më të mëdha mujore u regjistruan te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, si dhe te transporti, me nga 0,9%. Shërbimet arsimore u shtrenjtuan për 0,5%, sigurimet dhe shërbimet financiare për 0,3%, ndërsa kujdesi personal, shëndetësia, restorantet, akomodimi, strehimi dhe energjia shënuan rritje prej 0,2%. Në të njëjtën periudhë, çmimet e rekreacionit, sportit dhe kulturës ranë për 1,8%, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike për 0,2%.

Në anën tjetër, të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se Kosova vazhdon të blejë nga tregjet e huaja mallra në vlera shumë më të mëdha sesa arrin të shesë jashtë vendit.

Gjatë gushtit 2026, importet arritën në 668,5 milionë euro, ndërsa eksportet ishin vetëm 100,5 milionë euro. Kështu, deficiti tregtar arriti në 568 milionë euro, me mbulueshmëri të importeve nga eksportet prej rreth 15%.

Krahasuar me gushtin e vitit 2025, kur deficiti tregtar ishte 536,8 milionë euro, ai është rritur për 5,8%. Në të njëjtën kohë, importet janë rritur për 9%, ndërsa eksportet kanë shënuar rritje prej 31,9%. Megjithatë, pavarësisht rritjes së eksporteve, diferenca ndërmjet mallrave që Kosova blen nga jashtë dhe atyre që shet në tregjet ndërkombëtare mbetet e madhe.

Në muajin shtator 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 0,2 % krahasuar me muajin gusht 2026.

“Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it:pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (0,9 %), transporti (0,9 %), shërbimet arsimore (0,5 %), sigurime dhe shërbime financiare (0,3 %), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (0,2 %), shëndetësi (0,2 %), restorante dhe shërbime akomodimi (0,2 %), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (0,2 %), informacion dhe komunikim (0,1 %), veshje dhe këpucë (0,1 %) dhe mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (0,1 %)./Monitor

Sondazh

Poll

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protesta e 135-të kundër qeverisë, policia shoqëron dy aktivistë

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje:Arrestoni Ramën

Të maskuar si policë dhe grabitën banesën në Elbasan/Pamjet kur familjarët i ndjekin autorët me vrap

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve