Trump mbron marrëveshjen për naftën ruse, pavarësisht kritikave
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...

Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të ashpra nga zyrtarë në Ukrainë, Evropë dhe madje edhe nga radhët e Partisë së tij Republikane, mbrojti vendimin për të lejuar eksportet e naftës nga Rusia.
Ai po ashtu këmbënguli se një ndërprerje sulmesh ndaj objekteve energjetike mes Kievit dhe Moskës është në fuqi, pavarësisht se asnjëra palë nuk e ka konfirmuar këtë.
Duke folur me gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, më 12 tetor, Trump tha se armëpushimi po zbatohej, edhe pse zyrtarët ukrainas raportuan për sulme të tjera ruse.
I pyetur nëse të dyja palët ishin pajtuar për armëpushimin, Trump u tha gazetarëve: “U pajtuan. E dini pse? Sepse unë thashë: ‘Ju pajtoheni’ – prandaj. U pajtuan sepse unë thashë se ishin pajtuar, dhe kjo çështje duhet të zgjidhet”.
I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për raportimet mbi shkeljet ruse të marrëveshjes, Trump tha se “nuk ishte i sigurt për këtë”, duke shtuar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, “duhet të takohen dhe t’i japin fund asaj lufte të pakuptimtë”.
Trump njoftoi në rrjetet sociale më 11 tetor se të dyja palët ishin pajtuar për një armëpushim energjetik që do të hynte në fuqi menjëherë.
Moska ende nuk e ka konfirmuar njoftimin, ndërsa Zelensky, sipas raportimeve, i tha mediumit Axios se propozimi ishte “lajm për mua”.
Në të kaluarën, udhëheqësi amerikan ka deklaruar se palët ishin pajtuar t’i ndalnin sulmet ndaj objekteve energjetike. Këtë e bëri së voni më 14 shtator, por Putin vazhdoi sulmet, duke shuar çdo shpresë për një armëpushim të qëndrueshëm.
Më vonë, më 12 tetor, Zelensky tha se Ukraina është e gatshme t’i ndalë sulmet ndaj rafinerive ruse, nëse Moska pajtohet t’i ndalë sulmet ndaj sistemit energjetik ukrainas. Ndërkohë, zyrtarë në mbarë Evropën po kërkonin sqarime për armëpushimin.
Vetëm disa orë pas njoftimit të Trumpit, dronë rusë goditën një termocentral në Kiev dhe objekte energjetike në qytetin e Harkivit, duke shtuar paqartësitë rreth situatës.
“Nëse Rusia dëshiron që ne t’i ndalim sulmet tona me rreze të gjatë veprimi ndaj rafinerive të saj të naftës dhe eksporteve të naftës, atëherë Rusia duhet t’i ndalë sulmet ndaj sistemit tonë energjetik dhe infrastrukturës kritike, si dhe të ndalë vrasjen e njerëzve tanë”, tha Zelensky në një fjalim përmes videolidhjes në Forumin e Sigurisë së Varshavës më 12 tetor.
Trump mbrojti gjithashtu një marrëveshje për lejimin e eksporteve të naftës dizel nga Rusia, të cilën e njoftoi fillimisht pas një bisede me Putinin më 9 tetor.
Ai argumentoi se Evropa kishte vazhduar të blinte energji ruse pavarësisht luftës. Edhe pse disa vende evropiane vazhdojnë të blejnë energji nga Rusia, importet e gazit natyror dhe naftës bruto kanë rënë ndjeshëm, teksa kontinenti po përpiqet të shkëputet nga furnizimet ruse.
Trump ka thënë se, sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara do të importojnë menjëherë 300.000 tonë naftë dizel nga Rusia, ndërsa pritet të pasojnë edhe miliona tonë të tjerë.
Në kuadër të kësaj mase, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit lëshoi Licencën e Përgjithshme 135, e cila autorizon transaksionet që përfshijnë naftën dizel ruse, përfshirë importet në Shtetet e Bashkuara, deri më 7 prill 2027.
Administrata amerikane e ka paraqitur marrëveshjen si një përgjigje ndaj çmimeve të larta të karburanteve, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, më 3 nëntor.
Megjithatë, vendimi ka nxitur kritika të shumta nga demokratët dhe madje edhe nga disa zyrtarë republikanë, të cilët paralajmëruan se ai do ta inkurajonte Putinin të vazhdonte luftën kundër Ukrainës.
Trump i hodhi poshtë kritikat e republikanëve ndaj marrëveshjes, duke thënë se ata “nuk mund ta kenë seriozisht”.
Më 11 tetor, një grup dypartiak prej shtatë senatorësh i kërkoi administratës ta anulonte vendimin, duke paralajmëruar se të ardhurat e Rusisë nga energjia ndihmojnë në financimin e luftës së Moskës kundër Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara “nuk duhet t’i ofrojnë Putinit një mbështetje financiare shpëtimtare, ndërkohë që Rusia vazhdon të vrasë civilë ukrainas”, thuhej në deklaratë.
Deklarata u nënshkrua nga senatorët republikanë Susan Collins, Thom Tillis, John Curtis dhe Lisa Murkowski, si dhe nga demokratët Jeanne Shaheen, Richard Blumenthal dhe Ron Wyden.
Më 12 tetor, senatori republikan Jerry Moran nga Kansasi paralajmëroi se lejimi i importeve të naftës dizel ruse rrezikonte “të na e shkatërronte ndikimin, të dëmtonte besueshmërinë tonë te aleatët dhe të inkurajonte kundërshtarët tanë”.
Ndërkaq, republikani Tom Emmer, e mbrojti presidentin, duke e cilësuar marrëveshjen si “një tjetër shembull të presidentit tonë që mendon jashtë kornizave” dhe si një hap tjetër drejt zgjidhjes së luftës.
Analistët e energjisë që folën për Radion Evropa e Lirë vunë në dyshim nëse furnizimet shtesë mund të ndikojnë ndjeshëm në çmime para zgjedhjeve.
Mark Temnycky, bashkëpunëtor i jashtëm në Qendrën për Euroazinë të Këshillit Atlantik, i tha Radios Evropa e Lirë se 300.000 tonët e naftës dizel të njoftuar do të përbënin afërsisht gjysmën e konsumit ditor të Shteteve të Bashkuara, bazuar në të dhënat e Administratës amerikane për Informimin mbi Energjinë.
Temnycky vuri në dyshim nëse Rusia do të mund t’i dorëzonte sasitë e premtuara, duke përmendur kufizimet në prodhim dhe eksporte pas sulmeve ukrainase ndaj rafinerive ruse.
Ai paralajmëroi se lehtësimi i sanksioneve pa siguruar lëshime nga Moska mund ta dobësonte presionin ndërkombëtar ndaj Rusisë dhe t’i siguronte Moskës të ardhura shtesë, si dhe një fitore politike për Putinin.
Ariel Cohen, drejtor menaxhues për energjinë, rritjen ekonomike dhe sigurinë në Qendrën Ndërkombëtare për Tatime dhe Investime, tha se Trump duhet ta shfrytëzojë ndikimin e Shteteve të Bashkuara për të siguruar një armëpushim, në vend që ta trajtojë një marrëveshje energjetike si zëvendësim të përparimit drejt paqes.
Cohen shtoi se çdo armëpushim energjetik duhet të jetë i ndërsjellë dhe të përfshijë objektet e prodhimit të energjisë elektrike dhe rrjetet energjetike të Ukrainës, si dhe portet energjetike, tubacionet dhe rafineritë e Rusisë.
“Duhet të përfshihet e gjithë infrastruktura energjetike, përfshirë të gjitha objektet e prodhimit të energjisë elektrike dhe rrjetin energjetik në Ukrainë, në këmbim të porteve energjetike, tubacioneve energjetike dhe rafinerive të naftës në Rusi”, tha ai.
William Taylor, ish-ambasador amerikan në Ukrainë, i cili shërbeu gjatë presidencës së George W. Bushit dhe administratës së parë të Trumpit, i tha Radios Evropa e Lirë se armëpushimi nuk mund të hyjë në fuqi pa pëlqimin e të dyja palëve.
Taylor tha se Zelensky kishte shprehur gatishmërinë e tij për t’u përfshirë, por se ai nuk kishte parë asnjë dëshmi se Putin ishte pajtuar t’i ndalte sulmet. /REL
Kalimi i uraganit Simon përgjatë bregdetit të Paqësorit në...
Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht nesër kapituj të r...
Policia gjermane ka nisur një hetim ndaj dy të rinjve të c...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin m...
Dy shtetas turq janë arrestuar në Gjermani në lidhje me nj...
Dikur ishte një nga temat kryesore që përcaktonte fituesit...
Ekonomistët amerikanë Robert Hall dhe Michael Woodford u v...
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i përshkroi n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën Lakanal në Auba...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndry...
Një studim i kohëve të fundit i titulluar “Ekonomia e Kafe...
Gjykata Kushtetuese Federale (Bundesverfassungsgericht) gë...
Në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mbi buxheti...
Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ushtria rus...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përballet me një re...
Autoritetet nepaleze po kërkojnë pesë persona të zhdukur p...
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit,...
Një përson është arrestuar në lidhje me një komplot për të...
Raphaël Glucksmann fitoi në zgjedhjet paraprake për të për...
Presidenti amerikan Donald Trump propozoi ndryshimin e emr...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ndjekje që zgjati afërsisht gjashtë kilometra nëpër rr...
Një e moshuar është gjetur e pajetë në Devoll. Sipas të d...
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Pogragjë t...
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punë...
Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
CNA sjell një profil të veçantë të prefektes së Qarkut Kor...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativ...
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...
Kalimi i uraganit Simon përgjatë bregdetit të Paqësorit në...
Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht nesër kapituj të r...
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tj...
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e str...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe ...
Qeveria ka rishikuar variantin e projektligjit “Për strehi...