web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet Champions League/ Vëmendja në Madrid dhe Stamboll, mësoni duelet

13 Tetor 2026, 07:31, Sport CNA

Rikthehet Champions League/ Vëmendja në Madrid dhe Stamboll,

Mbrëmjen e kësaj të marte do të zhvillohen nëntë përballje të vlefshme për raundin e dytë të Champions League.

Vëmendja kryesore do të jetë e përqendruar te superdueli mes Atletico Madrid dhe Manchester United, një ndeshje ku është e vështirë të përcaktohet një favorit. Spanjollët zbresin në fushë për të reaguar pas humbjes 2-1 ndaj Liverpool, ndërsa "Djajtë e Kuq" vijnë nga një fitore e thellë 4-0 kundër Sabah.

Një tjetër sfidë e rëndësishme do të luhet në Stamboll, ku Galatasaray pret Barcelonën. Katalanasit vijnë pas fitores 5-1 ndaj Feyenoord, ndërsa vendasit kërkojnë pikët e para pas humbjes 3-1 nga Sporting Lisbona.

Nënkampionët në fuqi të Arsenal kërkojnë fitoren e dytë radhazi në shtëpi përballë Lille, ndërsa Interi sfidon Club Brugge me synimin për të lënë pas humbjen e raundit të parë kundër Real Madrid.

Programi i orës 21:00 plotësohet nga transferta e Bayern Munich te Viking, dueli Villarreal-Napoli dhe Leipzig-PSV, ndërkohë që në orën 18:45 luhen sfidat Lens-Sporting Lisbona dhe Sabah Baku-Slavia Pragë.

Rikthehet Champions League/ Vëmendja në Madrid dhe Stamboll,





Lajmet e fundit nga