Në BE, por nën mbikëqyrje/ Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...

Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen, të mbeten nën mbikëqyrje të shtuar për sundimin e ligjit deri në 15 vjet pas anëtarësimit.
Ky është thelbi i strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerimin, e cila u prezantua më 6 tetor.
Qëllimi është që blloku të mos ketë më një tjetër Viktor Orban, apo, siç u shpreh më herët komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, të mos pranojë “kuaj troje” që do të aktivizoheshin pas anëtarësimit në BE.
Ish-kryeministri hungarez, Orban, i cili qëndroi në pushtet për 16 vjet, e përdori shpesh të drejtën e vetos për të bllokuar ose vështirësuar vendimmarrjen e BE-së në politikën e jashtme - nga sanksionet kundër Rusisë deri te ndihma financiare për Ukrainën.
Por, problemet nisën brenda vetë Hungarisë, me sundimin e ligjit.
Pasi mori pushtetin më 2010, ai miratoi një kushtetutë të re, vuri nën kontroll Gjykatën Kushtetuese dhe largoi qindra gjyqtarë përmes pensionimit të detyrueshëm.
Ai mori kontrollin edhe mbi shumicën e mediave dhe ndryshoi sistemin zgjedhor - veprime që çuan në nisjen e procedurës kundër Hungarisë sipas nenit 7 të Traktatit të BE-së dhe në ngrirjen e miliarda eurove nga fondet evropiane.
Rregullat e reja që propozon Komisioni Evropian, synojnë të mundësojnë që një shtet anëtar që shënon regres në sundimin e ligjit, të ndëshkohet më shpejt dhe më lehtë sesa ishte e mundur në rastin e Hungarisë.
Megjithatë, pyetja kryesore është nëse kjo mund të funksionojë.
“Parandalimi i regresit në sundimin e ligjit në shtetet anëtare është jashtëzakonisht i vështirë, siç e kemi parë jo vetëm në Hungari, por edhe në Poloni”, thotë për Radion Evropa e Lirë Stephen Blockmans, zëvendësdrejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Mbrojtje dhe Siguri.
Në Poloni, Qeveria e mëparshme e Partisë Ligj dhe Drejtësi mori kontrollin mbi Gjykatën Kushtetuese dhe organin përgjegjës për emërimin e gjyqtarëve, si dhe vendosi masa disiplinore ndaj gjyqtarëve.
Për këtë arsye, Komisioni Evropian aktivizoi për herë të parë procedurën sipas nenit 7 në vitin 2017, ndërsa Gjykata e Drejtësisë e BE-së e gjobiti Varshavën me një milion euro në ditë në vitin 2021.
Në Sllovaki, Qeveria e Robert Ficos, që nga viti 2023, shfuqizoi Prokurorinë Speciale për Korrupsion, zbuti dënimet për krimet ekonomike dhe vuri transmetuesin publik nën kontroll politik, duke nxitur paralajmërime nga Brukseli dhe Parlamenti Evropian.
Si synohet të anashkalohet neni 7?
Risia në propozimin e Komisionit qëndron te mënyra e votimit, dhe pikërisht këtu është dallimi mes vendeve anëtare aktuale dhe atyre të ardhshme.
Në vend të unanimitetit, të drejtat e një vendi të ri anëtar që shënon regres, përfshirë të drejtën e votës, mund të pezullohen me shumicë të kualifikuar.
Blockmans kujton se kërkesa për unanimitet, e paraparë në nenin 7, i ka mbrojtur për vite me radhë vendet që kanë shkelur rregullat.
Sllovakia, “në bashkërendim me Hungarinë e Orbanit”, ka penguar në të kaluarën marrjen e vendimeve të tilla. “Ky sistem i ri synon ta zhbllokojë këtë pengesë procedurale përmes vendosjes së votimit me shumicë të kualifikuar”, thotë Blockmans.
Gjatë 15 vjetëve të parë pas anëtarësimit, klauzola mbrojtëse do ta lehtësonte marrjen e masave ndaj një shteti që shënon regres, kryesisht përmes kushtëzimit financiar, përkatësisht pezullimit të fondeve nga buxheti i Bashkimit Evropian.
“Kjo është risia që propozon Komisioni”, thotë Blockmans.
Në praktikë, fondet evropiane, të cilat për ekonomitë e Ballkanit përbëjnë një burim kyç investimesh, do të shndërroheshin në instrumentin kryesor për ruajtjen e pavarësisë së gjykatave dhe mediave edhe pas anëtarësimit në BE.
E njëjta logjikë parashihet të zbatohet edhe para anëtarësimit.
Në dokumentin e punës që shoqëron strategjinë, Komisioni Evropian thekson se instrumenti i ri do t’i kushtëzonte pagesat për vendet kandidate me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në planet e tyre të reformave.
Kjo do t’i mundësonte BE-së të reagonte më shpejt nëse një vend “shënon regres në reformat demokratike”.
Klauzola mbrojtëse nuk do të aktivizohej nëse vendi i ri anëtar nuk shënon regres në fushën e sundimit të ligjit dhe demokracisë gjatë kësaj periudhe.
Komisionarja Kos theksoi në disa raste se mekanizmat mbrojtës nuk do të kenë ndikim te vendet që respektojnë rregullat dhe vlerat e Bashkimit Evropian.
Mekanizëm me afat të kufizuar
Blockmans nuk beson se kjo është zgjidhja përfundimtare, pasi edhe ky sistem bart rreziqe.
Sipas tij, pas përfundimit të periudhës provuese prej 15 vjetësh, “ende ekziston mundësia që të ketë regres”.
Përvoja me Hungarinë dhe Poloninë tregon se kjo periudhë kohore nuk është përcaktuar rastësisht.
Të dyja vendet u anëtarësuan në BE në vitin 2004.
Orban fitoi shumicën prej dy të tretash në Parlament gjashtë vjet më vonë, ndërsa Partia Ligj dhe Drejtësi mori pushtetin në Poloni pas 11 vjetësh anëtarësim.
Të dyja krizat do të kishin nisur brenda periudhës provuese.
Megjithatë, sistemi i Orbanit vazhdoi të funksiononte edhe shumë kohë pas përfundimit të saj, ndërsa BE-ja, edhe dy dekada pas anëtarësimit të Hungarisë, nuk arriti të gjente një përgjigje efektive.
Shembulli i Sllovakisë tregon anën tjetër të këtij kufizimi kohor.
Edhe Sllovakia është anëtare e BE-së që nga viti 2004, prandaj masat e ndërmarra nga Fico, pothuajse dy dekada pas anëtarësimit, do të mbeteshin jashtë fushëveprimit të klauzolës 15-vjeçare.
Mbikëqyrja afatgjate nuk është risi në vetvete.
Bullgaria dhe Rumania, pas anëtarësimit në vitin 2007, iu nënshtruan një Mekanizmi të posaçëm të Bashkëpunimit dhe Verifikimit në fushën e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, i cili përfundoi në vitin 2023.
Kjo mbikëqyrje zgjati 16 vjet, por nuk parashihte sanksione.
Klauzola e re do të dallonte pikërisht për faktin se mbikëqyrjen do ta lidhte me financimin dhe, në rastin më ekstrem, me të drejtën e votës.
Status i ndryshëm për anëtarët aktualë dhe ata të ardhshëm
Ekziston edhe një problem tjetër, që krijon dallime mes vendeve anëtare.
Klauzola mbrojtëse do të zbatohej vetëm për anëtarët e rinj, ndërsa vendet që tashmë janë pjesë e BE-së do të vazhdonin të mbroheshin nga kërkesa për unanimitet, e paraparë në nenin 7.
Corina Stratulat, analiste në Qendrën për Politika Evropiane (EPC) në Bruksel, paralajmëron se masat mbrojtëse ndihmojnë në menaxhimin e rreziqeve të zgjerimit, por nuk e bëjnë domosdoshmërisht Bashkimin Evropian të gatshëm për zgjerim.
“Masat mbrojtëse procedurale nuk e zgjidhin mospërputhjen më të gjerë. Detyrimet për të cilat bëhet fjalë, janë të përbashkëta për të gjitha vendet anëtare. Megjithatë, mundësia për të siguruar zbatimin e tyre do të ndryshonte, varësisht nga koha kur një vend është anëtarësuar. Në rast të një shkeljeje serioze nga një anëtar i ri, do të mund të zbatohej një mekanizëm i krijuar për të kapërcyer pengesat politike. Ndërkohë, anëtarët ekzistues do të vazhdonin t’u nënshtroheshin instrumenteve të zakonshme të BE-së”, thotë Stratulat.
“Ky dallim ka rëndësi për vetë legjitimitetin e procesit të zgjerimit”, vlerëson ajo.
Ballkani Perëndimor si testi i parë
Vendi i parë ku do të zbatohen rregullat e reja pothuajse me siguri, do të jetë nga Ballkani Perëndimor.
Për rajonin, ku raportet e Komisionit Evropian konstatojnë vit pas viti përparim të pamjaftueshëm në sundimin e ligjit dhe presione ndaj gjyqësorit dhe mediave, klauzola 15-vjeçare është njëkohësisht mekanizëm sigurie dhe pasqyrë e gjendjes.
Në fakt, mbikëqyrja tashmë ka filluar.
Raporti vjetor i Komisionit Evropian për sundimin e ligjit, i cili më parë përfshinte vetëm vendet anëtare të BE-së, tani mbulon edhe katër vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Klauzola 15-vjeçare do ta lidhte këtë mbikëqyrje me pasoja konkrete.
Mali i Zi ka përparuar më së shumti në procesin e integrimit dhe synon të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028.
Komisionarja Kos paralajmëroi se traktati i anëtarësimit të Malit të Zi do të jetë i pari që do të përfshijë mekanizmat e rinj mbrojtës.
Nëse ky synim realizohet, Mali i Zi do t’i nënshtrohej mbikëqyrjes së shtuar në fushën e sundimit të ligjit deri në vitin 2043.
Një precedent i tillë ekziston, por në një formë shumë më të butë.
Kroacia u anëtarësua në BE në vitin 2013 me një klauzolë të posaçme mbrojtëse për drejtësinë dhe punët e brendshme, si dhe me mbikëqyrje nga Komisioni Evropian.
Megjithatë, kjo klauzolë mund të aktivizohej vetëm gjatë tre vjetëve të parë pas anëtarësimit.
Klauzolat mbrojtëse si mjet për të bindur votuesit në BE
Traktatet e anëtarësimit duhet të ratifikohen nga parlamentet e të gjitha vendeve anëtare, ndërsa në Francë, me gjasë, edhe përmes referendumit.
Publiku më i rëndësishëm të cilit i drejtohet strategjia e re e Komisionit Evropian, nuk janë vendet kandidate, por votuesit në shtetet që tashmë janë anëtare të BE-së.
Sipas Eurobarometrit më të fundit, të pranverës së vitit 2026, zgjerimin e mbështesin 53 për qind e qytetarëve të BE-së.
Megjithatë, në Francë, 54 për qind janë kundër zgjerimit, ndërsa vetëm 35 për qind e mbështesin atë.
Në një sondazh tjetër për zgjerimin, të realizuar në vitin 2025, pjesa më e madhe e të anketuarve, 44 për qind, u përgjigjën se për suksesin e zgjerimit është e nevojshme të sigurohet që vendet e reja anëtare të respektojnë sundimin e ligjit dhe të luftojnë korrupsionin.
Blockmans i sheh klauzolat mbrojtëse si një mënyrë për t’ua lehtësuar vendeve anëtare të BE-së pranimin e zgjerimit.
Siç thotë ai, me anëtarët e rinj, vendet ekzistuese ndajnë “paratë dhe pushtetin”.
Klauzolat synojnë të zbusin shqetësimet që mund të shndërrohen në vota kundër, kur traktatet e anëtarësimit të kalojnë për ratifikim në parlamente ose në referendume.
“Është e dobishme kur propozohen klauzola mbrojtëse që i bëjnë më të rrepta detyrimet e vendeve që anëtarësohen, si dhe mënyrën se si do të sigurohet zbatimi i tyre”, thotë Blockmans.
“Kjo ndihmon për t’i bindur votuesit se anëtarët e rinj nuk do ta pengojnë funksionimin e Bashkimit Evropian, siç e kemi parë të ndodhë me Hungarinë e Orbanit”, përfundon ai. /REL
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...
Kalimi i uraganit Simon përgjatë bregdetit të Paqësorit në...
Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht nesër kapituj të r...
Policia gjermane ka nisur një hetim ndaj dy të rinjve të c...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin m...
Dy shtetas turq janë arrestuar në Gjermani në lidhje me nj...
Dikur ishte një nga temat kryesore që përcaktonte fituesit...
Ekonomistët amerikanë Robert Hall dhe Michael Woodford u v...
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i përshkroi n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën Lakanal në Auba...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndry...
Një studim i kohëve të fundit i titulluar “Ekonomia e Kafe...
Gjykata Kushtetuese Federale (Bundesverfassungsgericht) gë...
Në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mbi buxheti...
Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ushtria rus...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përballet me një re...
Autoritetet nepaleze po kërkojnë pesë persona të zhdukur p...
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit,...
Një përson është arrestuar në lidhje me një komplot për të...
Raphaël Glucksmann fitoi në zgjedhjet paraprake për të për...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ndjekje që zgjati afërsisht gjashtë kilometra nëpër rr...
Një e moshuar është gjetur e pajetë në Devoll. Sipas të d...
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Pogragjë t...
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punë...
Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
CNA sjell një profil të veçantë të prefektes së Qarkut Kor...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativ...
Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në...
Presidenti amerikan, Donald Trump, përballë kritikave të a...
Kalimi i uraganit Simon përgjatë bregdetit të Paqësorit në...
Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht nesër kapituj të r...
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tj...
Qeveria ka rishikuar draftin me ndryshimet në ligjin e str...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe ...
Qeveria ka rishikuar variantin e projektligjit “Për strehi...