Shqipëria mbyll sot Kapitullin 20 në kuadër të Konferencës së 10-të të Negociatave të Anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Kreu i qeverisë Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një tjetër hap përpara drejt anëtarësimit të vendit në BE.
“Mirëmëngjes ???????????????????? dhe me lajmin se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kapitulli 20 lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale, një nga fushat që përfshihet në procesin e përafrimit të legjislacionit dhe politikave shqiptare me standardet e Bashkimit Europian.
Mbyllja e një kapitulli negociues shënon përparim në procesin e integrimit, ndërsa Shqipëria vijon punën për përmbushjen e kritereve dhe detyrimeve që lidhen me anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Lini një Përgjigje