Flash

Aksident i rëndë/ Përplasen me motorë elektrikë të miturit në Berat, dy çohen në Spitalin e Traumës

Lapsi.al 13 October 2026

Aksident i rëndë/ Përplasen me motorë elektrikë të

Tre 16-vjeçarë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë të ndodhur pas mesnatës në bypass-in e Beratit. Sipas të dhënave paraprake, të miturit po lëviznin me motorë elektrikë dhe dyshohet se po bënin gara me njëri-tjetrin. Në rreth-rrotullimin në dalje të qytetit, ata kanë humbur kontrollin e mjeteve dhe janë përplasur.

Të tre u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit. Dy prej tyre, me dëmtime të rënda në kokë, u nisën me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhen në gjendje serioze. I mituri i tretë po trajtohet në Berat për fraktura të shumta, por është jashtë rrezikut për jetën. Policia Rrugore ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI