Shqipëria bën një tjetër hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot në Luksemburg është thirrur konferenca e radhës ndërqeveritare për mbylljen e bisedimeve për kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Me vendimin e sotëm shkon në 4 numri i kapitujve të mbyllur
***
Pasi hapi në kohë rekord të 35 kapitujt e procesit të bisedimeve për anëtarësim, në fillim të vitit Shqipëria u ndesh me hezitimin e disa vendeve të BE-së, për vlerësimin e piketave të ndërmjetme. I njohur ndryshe si raporti IBAR, në të përfshihej ecuria në fusha delikate si sundimi i ligjit e drejtësia.
Komisioni Europian i kishte dorëzuar në fund të shkurtit një vlerësim pozitiv për përmbushjen e detyrimeve nga ana e Shqipërisë. Por diskutimet në grupin e punës COELA, do të hanin gati tre muaj kohë.
Dokumenti i propozuar nga komisioni do të pësonte ndryshime të shumta dhe vetëm në muajin maj do të gjendej dakordësia mes vendeve anëtare, të cilat përcaktuan dhe piketat e reja për fazën përmbyllëse për Grupkapitullin e Parë të negociatave, i njohur si “Themeloret”. Ky grupkapitull që është i pari që hapet dhe i fundit që mbyllet, përfshin gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë si dhe prokurimet publike, statistikat dhe kontrollin financiar.
Më 22 maj Këshilli njoftoi thirrjen e konferencës ndërqeveritare.
Katër ditë më pas kryeministri do të udhëtojë drejt Brukselit.
Me kapërcimin e kësaj pengese, Shqipërisë iu hap rruga për mbylljen e kapitujve.
Më 14 korrik, do të mbyllen 3 kapitujt e parë.
Sot në konferencën ndërqeveritare të radhës, pasdite në orën 17:00, pritet të mbyllet Kapitulli 20, i cili lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.
“Sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Këto zhvillime vijnë në një kohë kur Komisioni Europian ka propozuar rishikimin e politikave të zgjerimit dhe do të propozojë një udhërrëfyes për ecurinë e negociatave për 4 vende kandidate, mes të cilave edhe Shqipëria.
Para mbajtjes së konferencës ndërqeveritare në Luksemburg, Komisionerja Marta Kos tha se zgjerimi po ecën me ritme të shpejta.
“Ndërsa procesi i zgjerimit po merr një ritëm më të shpejtë, do të diskutojmë me shtetet anëtare se si të sigurohemi që Bashkimi Evropian të bëhet më i fortë, ndërsa zgjerohet. Për këtë arsye, kemi propozuar mekanizma më të fortë mbrojtës për garantimin e shtetit të së drejtës dhe zbatimin e reformave, me synimin për ta bërë Bashkimin Evropian më efikas”, shkroi Kos.
Nga ana tjetër qeveria shqiptare ka deklaruar se është gati që brenda këtij viti të mbyllë së paku 10 kapituj në total.
AXHENDA
16:40 – Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave.
16:45 – Doorstep.
16:50 – Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne.
17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.
17:45 – Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne.

Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.
Para mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, në një deklaratë për mediat, komisionerja europianë për Zgjerimin, Marta Kos, ka thënë se procesi i zgjerimit të BE-së po merr një ritëm më të shpejtë.
Kos tha se zyrtarët e lartë të BE-së kanë propozuar mekanizma më të fortë mbrojtës për garantimin e shtetit të së drejtës dhe zbatimin e reformave, me synimin për ta bërë Bashkimin Evropian më efikas.
Më tej Kos ka thënë se vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE kanë vite që përballen me kërcënime hibride. Ajo shtoi se përvoja e tyre mund të ndihmojë në mbrojtjen e demokracive në të gjithë Europën.
“Mbrëmjen e kaluar, Mali i Zi mbylli edhe tre kapituj të tjerë të negociatave. Sot, do të mbyllim një kapitull negociues me Shqipërinë dhe do të hapim nga dy grupkapituj negociues me Ukrainën dhe Moldavinë.
Ndërsa procesi i zgjerimit po merr një ritëm më të shpejtë, do të diskutojmë me shtetet anëtare se si të sigurohemi që Bashkimi Evropian të bëhet më i fortë, ndërsa zgjerohet. Për këtë arsye, kemi propozuar mekanizma më të fortë mbrojtës për garantimin e shtetit të së drejtës dhe zbatimin e reformave, me synimin për ta bërë Bashkimin Evropian më efikas.
Sot do të mirëpresim gjithashtu vendet kandidate në Qendrën Evropiane për Rezistencën Demokratike. Shumë prej tyre kanë vite që përballen me kërcënime hibride. Përvoja e tyre mund të na ndihmojë të mbrojmë demokracinë në të gjithë Evropën”, thuhet mes të tjerash në reagimin e komisioneres Kos.
Last night, Montenegro closed three more negotiating chapters. Today, we will close one with Albania and open two clusters each with Ukraine and Moldova. As enlargement gathers pace, we will discuss with our Member States how to make sure our Union grows stronger as it grows bigger. That is why we proposed stronger safeguards to protect rule of law and reforms for a more effective Union. Today we will also welcome candidate countries into the European Centre for Democratic Resilience. Many of our candidates have fought hybrid threats for years. Their experience can help us protect democracy across Europe. My full doorstep ahead of the General Affairs Council:
— Marta Kos (@MartaKosEU) October 13, 2026







Komente
Komento