13 Tetor 2026, 08:00
Nga E. D
Edi Rama
LUKSENBURG- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh lidhur me procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë, duke theksuar se sot në Luksemburg vendi ynë hedh një tjetër hap drejt anëtarësimit në BE. Në postimin e tij në Facebook, Rama njoftoi mbylljen e Kapitullit 20 gjatë Konferencës së 10-të të Negociatave të Anëtarësimit në BE.
“Dhe me lajmin se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të zhvillojnë sot në Luksemburg Konferencën e 10-të Ndërqeveritare, ku delegacioni shqiptar pritet të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Zhvillimi i kësaj konference vjen pas miratimit nga COREPER, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të BE-së dhe pak ditë pasi Shqipëria mbylli kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim.
Kapitulli 20 i cili lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale, synon të nxisë konkurrueshmërinë, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit. Në fokus janë mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimeve dhe rritja e kapaciteteve të ekonomisë shqiptare për t’u integruar në Tregun e Vetëm Europian.
Gjithashtu, ky kapitull përfshin masa që lidhen me digjitalizimin, tranzicionin e gjelbër, zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe rritjen e produktivitetit të sektorit privat, në përputhje me standardet dhe praktikat e Bashkimit Europian./Dosja.al
edi rama shqiperi bashkimi europian
Politike
12 Tetor 2026, 22:45
E. D
Terry Reintke dhe Ursula von der Leyen
LUKSENBURG- Eurodeputetja gjermane, Terry Reintke, ka kritikuar ashpër heshtjen e institucioneve europiane...
Politike
12 Tetor 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
Pas më shumë se tre vitesh bllokim të fondeve IPARD për fermerët shqiptarë, qeveria po përgatit ndryshime...
Politike
12 Tetor 2026, 22:42
E.d
Foto ilustruse
LUKSENBURG- Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të zhvillojnë nesër në Luksemburg Konferencën e 10-të Nd&e...
Politike
12 Tetor 2026, 22:28
E.d
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti, Ervin Salianji ka deklaruar se do të ndërmarrë hapa institucionalë për të g...
Politike
12 Tetor 2026, 19:44
E.d
Justina Shiroka Pula, në takim me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin
Gjatë një takimi me senatorët amerikan&...
Politike
12 Tetor 2026, 19:03
E.d
Pamje nga takimi
TIRANË - Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka vlerësuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e ti...
Politike
12 Tetor 2026, 18:31
G.M
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor akt...
Politike
12 Tetor 2026, 18:20
E.d
Edi Rama dhe Gideon Sa’ar
TIRANË- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar është takuar ditën e sotme në Tiran...
Politike
12 Tetor 2026, 17:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ngritjen e Ko...
Politike
12 Tetor 2026, 16:30
E.d
Ivica Daçiç
SERBI- Ministri i Brendshëm serb dhe zv.kryeministri, Ivica Daçiç, ka bërë sërish deklarat...