web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama: Një hap më pranë ëndrrës shekullore

13 Tetor 2026, 08:07, Politikë CNA

Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama: Një hap

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me zhvillimin e Konferencës së 10-të Ndërqeveritarë Shqipëri-BE. Rama shkruan se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, thuhet në postimin e Ramës.

Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.

Kapitulli 20 lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. /CNA





Lajmet e fundit nga