Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur më së miri për rolin e tij si djali sfidues i bosit të drogës Walter White në serialin dramatik Breaking Bad, ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeç.
"Me trishtim të thellë ndajmë lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të aktorit të dashur, filantropit dhe avokatit të apasionuar të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, RJ Mitte", tha përfaqësuesi i tij për BBC-në.
Ai vdiq në Brownsville të Teksasit dhe ende nuk janë zbuluar arsyet e ndarjes së tij nga jeta.
Mitte, i cili jetoi me paralizë cerebrale, u mbështet në përvojën e tij për rolin e tij si Walter White Jr në serialin dramatik fitues të çmimit Emmy me protagonistë Bryan Cranston dhe Aaron Paul. Ai fitoi një çmim Screen Actors Guild në vitin 2014 për punën e tij në serial.
"Mitte i solli autenticitet rolit dhe ndërtoi një platformë mbi ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara", tha përfaqësuesi i tij, Sean Reilly, në një deklaratë për BBC-në.
Mitte shërbeu gjithashtu si ambasador për United Cerebral Paraly dhe Shriners Children's.
Ai krijoi edhe Fondacionin Mitte, për të mbështetur përpjekjet filantropike dhe iniciativat komunitare, duke përdorur platformën e tij "për të sfiduar stereotipet dhe për të promovuar përfaqësim më të madh për personat me aftësi të kufizuara", tha Reilly.








Komente
Komento