E martë, 13 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kontrolle në qelinë e Agasit, gjenden aparate celularë, një ditë më parë u shkarkua kreu i Burgjeve

Një kontroll i befasishëm i Byrosë Kombëtare të Hetimit në burgun e Bradasheshit ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në sistemin penitenciar. Në fokus të kontrollit ka qenë qelia ku qëndron Ergys Agasi, ku sipas burimeve janë sekuestruar disa telefona celularë, por ndërkohë pritet një reagim zyrtar nga vetë SPAK në lidhje me këto kontrolle.

Celularët e sekuestruar pritet që të dërgohen në laboratorët shkencorë të Prokurorisë së Posaçme për të parë komunikimet që janë kryer me këto pajisje.

Reklamë

Kontrolli i BKH-së vjen vetëm një ditë pas shkarkimit të Adriatik Kupit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Sekuestrimi i telefonave në burgun e Bradasheshit sidomos në qelinë e Ergys Agasit ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si pajisjet celulare kanë mundur të futen dhe të mbahen brenda qelive.

Reklamë

Pritet që krahas këtyre kontrolleve të nisë edhe hetimi për punonjësit e burgut dhe të zinxhirit komandues. Masat kanë ne amnbjentet e vuajtjes se denimit rezultuar të dështuara.

Megjithatë pritet një reagim zyrtar pasi ende mbetet e paqartë se kujt i përkisnin telefonat e sekuestruar, nëse janë përdorur për komunikime të lidhura me hetimet qe po behen nga SPAK.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.