Rama në Luksemburg, merr pjesë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

13 Tetor 2026 | 08:27

Kryeministri Edi Rama këtë të martë do të marrë pjesë në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që zhvillohet në Luksemburg. Përmes një postimi në ”Facebook”, Rama shkruan se Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai shton se pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Me mbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria arrin në katër kapituj të mbyllur përkohësisht, duke vijuar progresin e negociatave të anëtarësimit dhe objektivin për përmbylljen e tyre brenda vitit 2027.

Kapitulli 20 lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Agjenda:

16:40- Nisja drejt Qendrës Europiane të Konventave.

16:45-Doorstep.

16:50-Fotografi e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama, Komisioneres Marta Kos dhe Ministrit Thomas Byrne.

17:00-Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.

17:45-Përfundimi i Konferencës Ndërqeveritare dhe vijimi i konferencës për shtyp; Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos dhe ministrin irlandez, Thomas Byrne.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Akuza për korrupsion pasiv dhe shpërdorimi i detyrës, arrestohen dy policë në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka vënë në pranga dy punonjës policie të Komisariatit 4 në Tiranë. Ata akuzohen dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv...
09:50 | 13/10/2026

Shpërthen një makinë në zonën e “Myslym Shyrit”, policia në vendngjarje

Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte në zonën e “Myslym Shyrit”. Sipas raportimeve të policisë, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur pasi automjetit...
09:31 | 13/10/2026

Trafiku i klandestinëve, SPAK dhe policia operacion! Zbatohen 5 urdhër-arreste

Një operacion është regjistruar këtë të martë kundër një grupi që kontrabandonte emigrantë të paligjshëm. Në kuadër të këtij operacioni janë zbatuar pesë urdhër-arreste për...
08:53 | 13/10/2026