web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasen me motorë elektrikë 3 të mitur në Berat/ Dy prej tyre dërgohen te Trauma

13 Tetor 2026, 08:41, Kronika CNA

Përplasen me motorë elektrikë 3 të mitur në Berat/ Dy

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak pas mesnatës në bypass-in e Beratit. Sipas raportimeve, tre të mitur që po lëviznin me mjete elektrike kanë humbur kontrollin dhe si pasojë janë përplasur.

Dy prej tyre raportohet se kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë, janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, i mituri tjetër ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në Spitalin e Beratit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë. /CNA





Lajmet e fundit nga