Për drejtuesin politik të PD në Qarkun Vlorë, Aurel Bylykbashi, të 15 bashkitë që prekeshin nga Reforma Administrativo-Territoriale, Këshillat Bashkiakë dhe qytetarët ishin kundër shkrirjes së bashkive.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, Bylykbashi u shpreh se pavarësisht se u ngrit një komision mbipartizan, ishte PS ajo që braktisi Komisionin ku pavarësisht dëgjesave publike, nuk paraqiti asnjë analizë të qartë mbi argumentet se përse duhet të shkriheshin këto 15 bashki.
Sipas Bylykbashit, socialistët pavarësisht kundërshtive të banorëve që prekeshin nga reforma, u rreshtuan në një për të votuar pro saj.
Zyrtari i lartë i PD, theksoi gjithashtu se reforma, siç është miratuar, është antiqytetare, anikombëtare dhe kundër pluralizmit.
Në 15 bashkitë, qoftë kryebashkiakët, qoftë këshillat bashkiakë, qytetarët ishin kundër reformës territoriale. Nga kjo reformë është prekur Elbasani, ku iu shtohen dy bashki dhe bëhet hiperbashki, sikurse Vlora, që i bashkohet Selenica. Nisi me komision mbipartizan, të përcaktojmë cilat janë kolonat. Specialistët tanë bënë punë të vlefshme. Nga 61 të shkonim në 100, PS braktisi komisionin, bëhen dëgjesa publike, nuk paraqet një analizë të qartë.
Le të dalë mazniku Të thotë që X bashki, qyettarët janë dakord, asnjë s’doli. Çfarë zëri dëgjuat në parlament apo votuat në rresht për reformën. Do funksionojë kjo mazhorancë si evropiane apo do ketë qasje elektorale. Kjo reformë siç është bërë, është antiqytetare, anikombëtare dhe kundër puluralizmit.
Selenica depoziton 10 mln euro, ka zero lekë investime që kthehen, janë investime vetëm nga pushteti qendror. Lekët po i vidhen. Bashkia vLorë s’ka spëkatur asnjë lekë që bashkia Orikum ka depozituar nga taksat e qytetarëve të saj.
Në këtë aksion politik tonin, në selenicë u bë një Kuvend burrash, dhe kishte të gjithë përfaqësuesit, KB Selenicës kundërshtoi, edhe deputeti i PS doli kundër që të qendronte bashki, m’u duk vetja si marreveshja e mukjes. Kur erdhi puna, deputeti i PS ju braktisi dhe dha votën pro shkrirjes së Selenicës. Bashkia Selenicë në zgjedhjet e ardhshme do të jetë njësi vendore.
© SYRI.net