Katër persona u arrestuan ndërsa një i pestë u shpall në kërkim, me urdhër të SPAK, në kuadër të një hetimi për trafikun e emigrantëve klandestinë.

Masat e sigurisë arrest në burg, ishin miratuar më herët nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, dhe 4 prej tyre u ekzekutuan nga policia.

Report Tv mëson se në pranga përfunduan Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi dhe Lamela Berlat.

Hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Në kuadër të këtij hetimi janë miratuar nga gjykata dhe janë zhvilluar në terren nga policia dhe Byroja Kombëtare e hetimit, edhe disa kontrolle në ambiente të dyshuara.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë