Kontroll rrufe i BKH-së, zbarkim i befasishëm në burgun ku mbahet Ergys Agasi, ja çfarë u gjet në qeli

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka ushtruar kontroll në qelinë ku mbahet i izoluar Ergys Agasi, në Bradashesh.
Gjatë kontrollit, hetuesit kanë sekuestruar disa telefona celularë, të cilët, sipas burimeve, ende nuk janë zbërthyer për të identifikuar personat që u përkasin dhe për të zbuluar përmbajtjen e tyre.
Ergys Agasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) si drejtues i një grupi kriminal që dyshohet se vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Ai u arrestua në fund të gushtit 2026, pas rreth tetë muajsh në arrati, dhe tashmë mbahet në paraburgim.
Përmbajtja e pajisjeve të sekuestruara dhe të dhënat që mund të përftohen nga ekzaminimi i tyre mund të ndihmojnë në dokumentimin e komunikimeve dhe të lidhjeve të mundshme që po hetohen nga SPAK.

