13 Tetor 2026, 09:08
Nga E. D
foto ilustruese
JAL- Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tjetër faturë për investimet publike. Ndërtimi i resorteve, hoteleve dhe vilave, përfshirë projekte që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik, ka shtuar presionin mbi infrastrukturën ekzistuese, duke kërkuar ndërhyrje të reja në furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
Në Jalë, ku ndërtimet turistike janë intensifikuar vitet e fundit, do të investohen rreth 8.49 milionë euro për një impiant të trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemin e kanalizimeve.
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve në Vlorë hapi më 12 tetor tenderin me fond limit 778.7 milionë lekë pa TVSH. Afati i parashikuar për realizimin e punimeve është 18 muaj.
Relacioni teknik i projektit tregon se zhvillimi i ndërtimeve turistike ka ecur përpara pa një sistem të integruar për largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.
“Në vitet e fundit, Jali ka qenë objekt ndërtimi intensiv, me dhënie të disa lejeve ndërtimi për struktura të reja turistike si hotele, resorte dhe vila pushimi”, thuhet në dokument.
Rrjeti aktual i kanalizimeve është i paplotë dhe i fragmentuar. Pjesa më e madhe e ndërtesave ekzistuese, përfshirë njësitë akomoduese dhe bizneset turistike, mbështeten në gropa septike ose depozita individuale.
Problemet rëndohen gjatë sezonit veror, kur numri i vizitorëve shumëfishohet. Dokumenti evidenton se mbingarkesa e sistemeve ekzistuese ka shkaktuar në disa raste derdhje të ujërave të ndotura në mjedis, përfshirë shkarkime në përrenj që përfundojnë në det.
“Zhvillimi intensiv turistik, i kombinuar me mungesën e një sistemi të centralizuar të kanalizimeve dhe një impianti të trajtimit të ujërave të ndotura, ka rritur ndjeshëm presionin mbi ekosistemin lokal”, thekson relacioni.
Në kohën e hartimit të projektit, në vitin 2025, ndërtimi i disa komplekseve turistike në Jalë nuk kishte përfunduar, ndërsa sistemet e brendshme të shkarkimit të tyre nuk ishin finalizuar.
Për këtë arsye, rrjeti i projektuar në këtë fazë përfshin kolektorët kryesorë dhe sekondarë, të cilët do të mundësojnë lidhjen e mëvonshme të objekteve turistike me sistemin e centralizuar.
Impianti dhe rrjeti i kanalizimeve janë dimensionuar për një popullsi prej 6,100 banorësh, duke marrë parasysh edhe fluksin sezonal të turistëve.
Dokumentet e planifikimit referojnë një kapacitet perspektiv prej 8,387 banorësh, por projektuesit kanë zgjedhur nivelin më të ulët për të shmangur ndërtimin e një sistemi me kapacitete të tepërta në fazën fillestare.
Punimet do të përfshijnë ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, pusetave të kontrollit, impiantit të trajtimit dhe rehabilitimin e segmenteve rrugore të prekura nga ndërhyrjet./Monitor
turizmi investitorët strategjikë jal
Aktualitet
13 Tetor 2026, 08:10
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion p&eu...
Aktualitet
13 Tetor 2026, 08:06
E. D
foto ilustruese
FIER- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm n&...
Aktualitet
13 Tetor 2026, 08:04
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar këtë të martë kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit...
Aktualitet
13 Tetor 2026, 07:55
E. D
foto ilustruese
BERAT- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Berat, në rrethrrotullimin në dalje t...
Aktualitet
13 Tetor 2026, 07:41
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,8% në shtator 2026 krahasuar me të një...
Aktualitet
13 Tetor 2026, 07:35
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kreditë e ristrukturuara nga bankat u rritën në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informa...
Aktualitet
13 Tetor 2026, 07:34
E. D
Qeveria ka rishikuar variantin e projektligjit “Për strehimin social” të propozuar në muajin korrik 2026. Varianti i ri, ndër ...
Aktualitet
13 Tetor 2026, 07:31
E. D
Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizo...
Aktualitet
13 Tetor 2026, 07:14
E. D
TIRANË- Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kryesisht me kthje...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 22:49
E.d
Familja
SKOCI- Një familje siriane e cila jeton prej vitesh në Skoci është përballur me një ofertë të pazakontë...