Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

KONTROLLI I BEFASISHËM/ Agjentët e BKH-së mësyjnë në qelitë e Bradasheshit, sekuestrohen disa telefona, SPAK pritet të zbërthejë komunikimet nga burgu

Shkruar nga Newsbomb
KONTROLLI I BEFASISHËM/ Agjentët e BKH-së mësyjnë
Biznesmeni Ergys Agasi

Një kontrolli befasishëm është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qelitë e burgut të Bradasheshit, ku raportohet se janë sekuestruar disa celularë. Ato janë futur nga të dënuarit dhe të paraburgosurit, në shkelje të rregullave të izolimit.

Kujtojmë se në qelitë e Bradasheshit ndodhet edhe i akuzuar Ergys Agasi, mbi të cilin rëndojnë disa vepra penale. Gazetarja Klodiana Lala thotë se nuk ka informacion të konfirmuar nëse ndonjë nga celularët ka qenë i biznesmenit.

Pajisjet janë sekuestruar si prova dhe pritet të dërgohen në laboratorin e posaçëm të Prokurorisë së Posaçme, ku do të ekspertohen për të parë nëse prej tyre do të dalin komunikime dhe biseda me interes për hetuesit.

Edhe më herët, Struktura të Prokurorisë së Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle të paparalajmëruara në qelitë e paraburgimit të Bradasheshit dhe kanë zbuluar atje pije alkoolike e pajisje për shpërndarje interneti.

Megjithatë, për kontrollet dhe ato që janë gjetur në qelitë e paraburgimit, nuk ka pasur një njoftim zyrtar nëse i përkisnin Ergys Agasit apo personave të tjerë që ndodhen të akomoduar në IEVP Bradashesh.

E konfirmuar është se janë gjetur pije alkoolike dhe pajisje për shpërndarjen e internetit, të fshehura në kuzhinën e institucionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese