AKTUALITET /

Trafikonin klandestinë, SPAK godet grupin kriminal, arrestohen 4 persona (EMRAT)

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me policinë e shtetit.

Shkruar nga Versus

Trafikonin klandestinë, SPAK godet grupin kriminal, arrestohen 4 persona

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar së fundmi një aksion për të goditur një grup kriminal që merrej me trafikun e klandestinëve që mbërrinin ilegalisht në Shqipëri dhe për t’i transportuar ata në vende të ndryshme të BE.

Në bashkëpunim me policinë, falë aksionit janë arrestuar katër persona, ndërsa vijon kërkimi për një tjetër të dyshuar. Në pranga kanë rënë Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Lamela Berlat dhe Arzen Bregasi.

Ndërkohë Policia dhe BKH kanë ushtruar edhe kontrolle në disa ambiente, që kanë qenë nën zotërim nga personat e arrestuar. Versus.al

Poll