Shpërthim me tritol në zonën e “Myslym Shyrit”, makina në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri

13 Tetor 2026 | 09:31

Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte në zonën e “Myslym Shyrit”. Makina raportohet se është në emër të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri. Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur pasi automjetit i është vendosur lëndë plasëse.

Shpërthimi raportohet të ketë qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në zonë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkakun e këtij shpërthimi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, detaje nga agjenda

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me agjendën e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. Mbledhja do të mbahet...
11:27 | 13/10/2026

Shtyhet gjyqi për Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve! Gjobiten nga GJKKO

Është shtyrë këtë të martë seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se seanca u shty për shkak të bojkotit të avokatëve....
11:12 | 13/10/2026

Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve, Tabaku: Reforma territoriale u bë për qëllime elektorale

Opozita ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve gjatë diskutimeve të kësaj të marte për Reformën Administrativo-Territoriale. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi shumicën...
11:05 | 13/10/2026