Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

    Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Fier, dëmtohet dera e jashtme e një biznesi

    Dyshohen për trafik klandestinësh, SPAK lëshon urdhër-arreste, në pranga katër persona

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë
    Ekonomi

    Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

    October 13, 2026
    Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

    Emigracioni, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore me aftësitë e kërkuara nga bizneset vazhdojnë të kufizojnë potencialin e rritjes ekonomike në vend.

    Pavarësisht përmirësimeve të dekadës së fundit, tregu i punës po shfaq shenja dobësimi, ndërsa pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në punësim mbetet një nga sfidat kryesore për ekonominë.

    Në raportin Poverty & Equity Brief (Përmbledhje mbi Varfërinë dhe Barazinë) të publikuar në 9 tetor 2026, Banka Botërore evidenton se përmirësimi i tregut të punës ka qenë një faktor i rëndësishëm në uljen e varfërisë, por treguesit më të fundit sinjalizojnë një ngadalësim.

    “Emigracioni i vazhdueshëm, plakja e popullsisë dhe mospërputhja e aftësive me kërkesat e tregut vazhdojnë të kufizojnë ofertën e fuqisë punëtore dhe rritjen e produktivitetit”, thekson raporti.

    Në tremujorin e parë të vitit 2026, pjesëmarrja në forcat e punës për grupmoshën 15–64 vjeç zbriti në 76.2%, me rënie prej 0.5 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

    Norma e punësimit për popullsinë mbi 15 vjeç ishte 58%, ose 0.3 pikë përqindjeje më e ulët në bazë vjetore, ndërsa papunësia qëndroi në 8.4%. Problemet janë më të theksuara për gratë dhe të rinjtë, të cilët vijojnë të kenë nivele më të ulëta pjesëmarrjeje dhe punësimi krahasuar me burrat në moshën kryesore të punës.

    “Shfrytëzimi më i mirë i kapitalit njerëzor të Shqipërisë, veçanërisht përmes rritjes së pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe mundësive më të mëdha të punësimit për të rinjtë, do të jetë vendimtar për ruajtjen e rritjes ekonomike, përshpejtimin e uljes së varfërisë dhe afrimin me vendet me të ardhura më të larta”, vlerëson Banka Botërore.

    Sipas institucionit, vetëm eliminimi i diferencave gjinore në punësim mund të gjenerojë një rritje të vlerësuar prej 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë në afat të gjatë.

    Pavarësisht këtyre sfidave, varfëria në Shqipëri pritet të vijojë rënien gjatë vitit 2026, e mbështetur nga rritja ekonomike dhe përmirësimet e deritanishme në tregun e punës.

    Banka Botërore vlerëson se niveli i varfërisë ka zbritur nga 25% në vitin 2024 në 23.1% në vitin 2025, ndërsa parashikohet të arrijë në 21.6% këtë vit.Treguesi bazohet në pragun ndërkombëtar të varfërisë prej 8.30 dollarësh për person në ditë, sipas fuqisë blerëse të vitit 2021, që përdoret për vendet me të ardhura të mesme të larta.

    Gjithsesi, institucioni sqaron se këto janë vlerësime statistikore dhe jo matje të drejtpërdrejta, pasi anketa më e fundit e familjeve që përdoret për matjen e varfërisë i përket vitit 2018. Raporti evidenton edhe hendekun e madh të të ardhurave me standardet ndërkombëtare të mirëqenies.

    “Shqipëria vazhdon të përballet me një sfidë të konsiderueshme në afrimin e niveleve të të ardhurave”, thekson Banka Botërore.

    Treguesi i hendekut të prosperitetit ishte 4.1 në vitin 2018, çka nënkupton se të ardhurat mesatare duhet të rriten pothuajse katërfish për të arritur standardin global të prosperitetit prej 28 dollarësh për person në ditë./ Monitor.al

    Banka Botërore demografia shqiptare ekonomia shqiptare emigracioni në Shqipëri fuqia punëtore kriza demografike largimi i shqiptarëve mungesa e punonjësve Plakja e popullsisë Popullsia e Shqipërisë Raporti i Bankës Botërore rritja ekonomike sfidat ekonomike tregu i punës zhvillimi ekonomik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Banka Botërore: Emigracioni dhe plakja e popullsisë po kufizojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë

    October 13, 2026

    Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Fier, dëmtohet dera e jashtme e një biznesi

    October 13, 2026

    Dyshohen për trafik klandestinësh, SPAK lëshon urdhër-arreste, në pranga katër persona

    October 13, 2026

    Konferenca e 10-ë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Shqipëria mbyll kapitullin e katërt të negociatave! Rama: Hap drejt Unionit

    October 13, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.