Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”, RJ Mitte
Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur më së shumti për rolin e djalit sfidues të mbretit të drogës Walter White në serialin dramatik “Breaking Bad”, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.
“Me trishtim të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të aktorit të dashur, filantropit dhe aktivistit të përkushtuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, RJ Mitte”, deklaroi përfaqësuesi i tij.
Aktori ndërroi jetë në Brownsville, Teksas. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
Mitte, i cili jetonte me paralizë cerebrale, u mbështet te përvoja e tij personale për të interpretuar rolin e Walter “Flynn” White Jr në serialin e vlerësuar me çmime Emmy, ku luanin edhe Bryan Cranston dhe Aaron Paul. Për interpretimin e tij në këtë serial, ai fitoi një çmim të Shoqatës së Aktorëve të Ekranit në vitin 2014.
“Mitte i dha rolit autenticitet dhe krijoi një platformë për ndërgjegjësimin mbi aftësinë e kufizuar dhe përfshirjen”, deklaroi përfaqësuesi i tij, Sean Reilly.
Mitte shërbeu gjithashtu si ambasador i organizatës United Cerebral Palsy dhe i organizatës Shriners Children’s.
Ai krijoi edhe Fondacionin Mitte, për të mbështetur nismat filantropike dhe projektet në komunitet. Përmes ndikimit të tij publik, ai synonte “të sfidonte stereotipat dhe të promovonte përfaqësim më të gjerë të personave me aftësi të kufizuara”, tha Reilly.
Departamenti i Policisë së Brownsville konfirmoi vdekjen e aktorit, duke bërë të ditur se shkaku dhe rrethanat e vdekjes nuk janë përcaktuar ende dhe se hetimet vijojnë. Sipas policisë, nuk ka dyshime për ndonjë vepër penale.
Gjykatësja në qarkun Cameron, Cyndi Hinojosa, tha se aktori u shpall i vdekur më 12 tetor, në një vend që besohet të ketë qenë banesa e tij. Ajo shtoi se do të kryhet një autopsi.
FMN parashikon rritje globale prej 3.1% në vitin 2026
Aktorja Selma Blair sulmon anëtarët të ekuipazhit të një avioni në Nju Jork, dy akuza ndaj saj
Tragjedi në parkun e argëtimit në Xhorxhia, një i vdekur dhe disa të plagosur pas incidentit në trenin e shpejtësisë
- 09:31 Shpërthen një makinë në zonën e “Myslym Shyrit”, policia në vendngjarje
- 09:27 FMN parashikon rritje globale prej 3.1% në vitin 2026
- 09:18 Aktorja Selma Blair sulmon anëtarët të ekuipazhit të një avioni në Nju Jork, dy akuza ndaj saj
- 09:16 Tragjedi në parkun e argëtimit në Xhorxhia, një i vdekur dhe disa të plagosur pas incidentit në trenin e shpejtësisë
- 09:00 Lufta në Ukrainë riformëson prioritetet e teknologjisë mbrojtëse të NATO-s
- 08:59 Sulm me dronë në Detin e Zi, goditen dy anije pranë Bullgarisë! Njëra fundoset