Detaje/ Shpërthimi i makinës në “Myslym Shyr”, tritoli në automjetin e avokatit Idajet Beqiri

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mëngjesin e kësaj të marte zonën e Mmyslym Shyrit në Tiranë, ku në shënjestër ishte automjeti i avokatit të njohur Idajet Beqiri.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, pranë gjykatës civile dhe shkollës 9-vjeçare Pjetër Budi, ku një sasi eksplozivi ishte vendosur në automjetin e parkuar.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, makina rezulton në pronësi të bashkëshortes së avokatit, Nexhi Beqiri, e cila ushtron gjithashtu profesionin e avokates.
Në momentin e ngjarjes, Idajet Beqiri mësohet se ndodhej jashtë vendit. Motivet që çuan në vendosjen e lëndës plasëse mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ka grumbulluar pamjet nga kamerat e sigurisë së zonës për të parë peronat që kryejnë lëvizje të dyshimta.
Mjeti i avokatit kishte disa ditë që nuk kishte lëvizur nga parkimi. Ndërkohë jo vetëm kamerat e parkimit, por edhe disa kamera të tjera të zonës do të kqyren nga efektivët pasi autorët mund të kenë lëvizur afër banesës së avokatit deri sa kanë gjetur momentin për të vendosur lëndën plasëse.




