Akuza për korrupsion pasiv dhe shpërdorimi i detyrës, arrestohen dy policë në Tiranë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka vënë në pranga dy punonjës policie të Komisariatit 4 në Tiranë. Ata akuzohen dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dhe marrë një shumë prej 20.000 lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore. Në njoftim bëhet me dije se po vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie, me detyrë në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë, të dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, të parashkruara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.
1. A. S, 20 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë
2. Xh. F, 23 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policise Nr. 4, Tirane. Drejtoria Rajonale Tiranë.
Hetimi ka nisur pas kallëzimit të një qytetari. Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dhe marrë një shumë prej 20.000 lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
AMP mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe çdo shkeljeje të ligjit nga punonjësit e strukturave policore, duke garantuar reagim të vendosur dhe pa kompromis ndaj çdo akti që cenon integritetin e uniformës dhe besimin e publikut te Policia e Shtetit”, thuhet në njoftim.
Shpërthen një makinë në zonën e “Myslym Shyrit”, policia në vendngjarje
Trafiku i klandestinëve, SPAK dhe policia operacion! Zbatohen 5 urdhër-arreste
Shpërthim me tritol në Fier, policia jep detajet
- 09:38 Problemet shëndetësore, Papa Leo shtrohet në spital para operacionit
- 09:35 Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”, RJ Mitte
- 09:31 Shpërthen një makinë në zonën e “Myslym Shyrit”, policia në vendngjarje
- 09:27 FMN parashikon rritje globale prej 3.1% në vitin 2026
- 09:18 Aktorja Selma Blair sulmon anëtarët të ekuipazhit të një avioni në Nju Jork, dy akuza ndaj saj
- 09:16 Tragjedi në parkun e argëtimit në Xhorxhia, një i vdekur dhe disa të plagosur pas incidentit në trenin e shpejtësisë