Një 31-vjeçar shqiptar është dënuar me 54 muaj burg dhe një gjobë prej 264 mijë eurosh nga Gjykata e Narbonës në Francë, pasi u kap duke transportuar 6.6 kilogramë kokainë të fshehura në sistemin e kondicionimit të furgonit të tij.
Sipas medieve franceze, shqiptari po kthehej nga Barcelona kur u zbulua ngarkesa me lëndë narkotike.
Vlera e saj në treg përllogaritej në 264 mijë euro, shumë e barabartë me gjobën e vendosur nga gjykata.
Gjatë procesit gjyqësor, gjykata nuk i besoi pretendimit të tij për pafajësi dhe vendosi ta dënojë me katër vjet e gjysmë burg, si dhe me gjobën prej 264 mijë eurosh.
© SYRI.net