web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aty ku ndodhet Agasi/ BKH zhvillon kontrolle në burgun e Bradasheshit

13 Tetor 2026, 09:56, Aktualitet CNA

Aty ku ndodhet Agasi/ BKH zhvillon kontrolle në burgun e Bradasheshit

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar kontrolle në burgun e Bradasheshit, ndërsa ende nuk ka detaje të tjera lidhur me qëllimin e këtij aksioni. Sipas raportimeve, nga kontrollet janë gjetur disa telefona, por ende nuk dihet se kujt i përkasin.

Kujtojmë se në paraburgimin e Bradasheshit ndodhet dhe Ergys Agasi, i cili u arrestua me urdhër të SPAK-ut.

Agasi po hetohet për një sërë veprash penale, mes tyre “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, "Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike në formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal", si dhe për “Grupin e strukturuar kriminal”, veprat penale të kryera nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet ndaj tij përfshijnë gjithashtu dyshime për “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. /CNA





Lajmet e fundit nga