Studentët përfaqësues të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe Universitetit Nënë Tereza (UNT) kanë shprehur pakënaqësi për mospërfilljen e kërkesës së tyre për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Të lidhura
None found
Ata bëjnë të ditur se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ftesë nga Ministri i Drejtësisë për të diskutuar këto kërkesa.
Në një postim në Facebook, përfaqësuesit e dy universiteteve shkruajnë: “Të fala, ministër! Nëse nuk na ftoni ju, dimë të vijmë edhe vetë.”
Kujtojmë se më parë studentët kanë organizuar disa protesta në Shkup, duke kërkuar vetëm që provimet të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe, raporton Telegrafi.






