Policia ra në gjurmët e bandës më 1 tetor 2022, kur dëshmoi një marrëveshje droge në rrugën Smedenstraat në Bryzh. Hetimet zbuluan se shqiptarët shisnin kokainë në sasi të mëdha nga një apartament.
Personi kryesor i grupit, Domeniko T. (36 vjeç), dyshohet se e kishte nisur veprimtarinë në vitin 2018 si shpërndarës droge në rrugë, por më pas ishte shndërruar në drejtuesin e bandës.
Kur ai ndodhej në Shqipëri, rolin e tij e merrte përsipër Egi S. (30 vjeç).
Në fillim të vitit 2023, banda dyshohet se shpërndante drogë me biçikleta përgjatë mureve rrethuese të Bryzhit, duke u furnizuar me lëndë narkotike 167 klientë.
Por më 3 prill 2023, Aldmir H. (34 vjeç) u kap nga policia me një sasi të vogël kokaine. Më pas, në apartament, hetuesit zbuluan 214 gramë pluhur të bardhë dhe 13.500 euro para të gatshme. Banda dyshohet se shiste çdo ditë 27 doza droge për përdoruesit.
Gjatë procesit në gjykatën e Bryzhit të hënën, prokurori Christophe Bergez kërkoi përkatësisht gjashtë dhe katër vjet burg për Domeniko T. dhe Egi S. Dy shpërndarësit, Aldmir H. dhe Edon B. (29 vjeç), rrezikojnë secili nga dy vjet burg. Bergez kërkoi gjithashtu konfiskimin e një shume totale prej 210.000 eurosh.
Banda e kishte marrë apartamentin me qira për 1.200 euro në muaj nga K.V. (55 vjeç), banor i Bryzhit. Një pjesë e parave të qirasë ia kalonte kushëririt të tij, R.V. (32 vjeç), i cili banonte gjithashtu në të njëjtën ndërtesë. Për të dy, prokurori kërkoi nga 12 muaj burg.
Shqiptarët nuk u paraqitën në gjyq. Ndërsa dy banorët e Bryzhit ishin të pranishëm.
“Ata e dinin se çfarë bëhej aty, por nuk kanë shitur kurrë vetë drogë”, deklaruan avokatët e tyre. Ata kërkuan që klientëve të tyre t’u jepej dënimi me punë në shërbim të komunitetit.
Vendimi i gjykatës pritet të shpallet më 9 nëntor.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Tetor09:51
AMP arreston dy policë të Komisariatit nr. 4, dyshohet se morën 20 mijë lekë ryshfet
Dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin nr. 4 në Tiranë janë arrestuar nga Agjencia e Mbikë...
AKTUALITET
13 Tetor09:51
Mashtrimi i Ramës/ Shqipëria nuk ka asnjë hotel apo restorant Michelin
Në një postim në Facebook, të hënën, Edi Rama shpalli se "tani në Michelin Guide gjenden 20 sipërmarrje shqiptare", t&eu...
AKTUALITET
13 Tetor09:39
Shpërthim në rrugën ‘Myslym Shyri’, i vendoset eksploziv automjetit të gruas së avokatit Idajet Beqiri
Një makinë tip benz GLE ka shpërthyer mëngjesin e sotëm pranë rrugës “Myslym Shyri”.
Siç duket edhe nga...
Nga Piranjat News
AKTUALITET
13 Tetor09:29
Pamje skandaloze/ Prindi ngre alarmin për gjendjen e shkollës “17 Shkurti” në Fresk: Rrezikohen mbi 900 fëmijë
Një prind ka denoncuar pranë Piranjat News gjendjen e amortizuar të shkollës “17 Shkurti”, në zonën e Freskut në...
AKTUALITET
13 Tetor09:21
Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?
Me fillimin e vitit të ri akademik, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, AKFAL, çeli aplikimet për skem&e...
AKTUALITET
13 Tetor09:00
Targa VIP deri në 6 mijë euro: Nga “7777” te “QU33N”, ja sa po paguajnë sot shqiptarët për targat e personalizuara
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka hapur zyrtarisht ankandin e parë elektronik për targat e per...
AKTUALITET
13 Tetor08:45
Shpërthim me eksploziv në një biznes, detajet e para
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një subjekt pr...
AKTUALITET
13 Tetor08:24
SPAK dhe Policia aksion kundër një grupi kriminal, lëshohen pesë urdhër-arreste
Një operacion i Prokurorisë së Posaçme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është vënë në l&eum...
AKTUALITET
13 Tetor08:05
Mes të izoluarve edhe Agasi, BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka zhvilluar kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit.
Mes personave që ndodhen të izoluar në k&eum...
AKTUALITET
13 Tetor07:49
Taksa e strehimit 3% do të paguhet vetëm në vlerë, propozohet heqja e dhënies së apartamenteve
Qeveria ka rishikuar variantin e projektligjit “Për strehimin social” të propozuar në muajin korrik 2026. Varianti i ri, ndër ...