Mjeku Martin Prenga është dhunuar pak më parë në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës.
Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar, të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe që dyshohet se mbanin edhe armë, kanë sulmuar mjekun.
Nga të dhënat rezulton se mjekut i kanë zënë pritë sapo ka dalë nga banesa për të shkuar në punë. Dhunuesit i kanë marrë edhe celularin. Ndërkohë ai është dërguar me urgjencë për mjekim në spitalin e Mirditës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka të dhëna të konfirmuara për gjendjen shëndetësore të tij. Pritet një njoftim zyrtar nga policia për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.








Komente
Komento