Ndryshimet në projektligjin për strehimin social kanë future në kurs përplasjeje Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, si propozuese e draftit me Ministrinë e Financave. Ministria e Financave kundërshton përfshirjen në ligj të garancisë sovrane për strehimin. Drafti thotë në pikën 16/1 se "garancia sovrane" është mekanizmi financiar me të cilin shteti garanton…një pjesë të principalit të një kredie të lehtësuar të akorduar për blerjen e banesës, në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave".