Health & Beauty

Pacientët me tension të lartë të gjakut mund të përfitojnë nga dëgjimi i muzikës klasike!

Pacientët me tension të lartë të gjakut mund të përfitojnë nga dëgjimi i muzikës klasike në një mjedis qetësues, sipas një studimi të zhvilluar në Turqi, shkruan “The Telegraph”. Rezultatet treguan se pacientët që dëgjuan muzikë klasike ndërsa përjetonin një ambient virtual të qetë patën një rënie më të shpejtë të presionit të gjakut. Në studim morën pjesë 130 pacientë me atë që në mjekësi quhet urgjencë hipertensive, një gjendje ku presioni i gjakut është shumë i lartë, por pa shenja të dëmtimit akut të organeve. Të gjithë pacientët morën trajtimin standard me ilaçe për uljen e presionit. Gjysma e pacientëve përdori gjithashtu kufje të realitetit virtual.

Përmes tyre ata shihnin skena të qeta me lumenj, pemë dhe natyrë, duke u larguar përkohësisht nga zhurma dhe dritat e forta të departamentit të urgjencës. Në sfond dëgjohej muzikë klasike. Lista muzikore përfshinte vepra të Johan Sebastian Bach, Volfgang Amadeus Mozart, Claude Debussy, Antonio Vivaldi dhe Pyotr Çaikovski.

Studiuesit synuan të krijonin një atmosferë që të reduktonte ankthin dhe stresin te pacientët gjatë trajtimit. Pas vetëm 15 minutash, pacientët që morën këtë ndërhyrje shtesë kishin një presion gjaku rreth 4–5 mmHg më të ulët sesa ata që morën vetëm trajtimin standard. Sipas studiuesve, kjo sugjeron se reduktimi i ankthit mund të ndihmojë në stabilizimin më të shpejtë të presionit. Dr Safa Donmez, profesor i asociuar i mjekësisë së urgjencës në Universiti i Shkencave mjeksore në Ankara, tha se shumë pacientë në urgjencë janë të frikësuar dhe të shqetësuar. Sipas tij, hormonet e stresit mund të ngushtojnë enët e gjakut dhe të kontribuojnë në rritjen e presionit. Megjithatë, efekti nuk ishte afatgjatë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.