Sport

Kategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i Javës 5!

Në Federatën Shqiptare të Futbollit, FSHF, Drejtoria Teknike përzgjodhi formacionin më të mirë të Javës së 5-të të Kampionatit të Kategorisë së Parë, duke vlerësuar futbollistët që spikatën me paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundjavës.

Formacioni i javës është ndërtuar sipas skemës 3-5-2 dhe përfshin lojtarë nga disa prej skuadrave pjesëmarrëse.

Në portë u përzgjodh Arlis Shala i Kastriotit, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Blerim Kotobelli i Flamurtarit, Stivian Janku i Besëlidhjes dhe Aurel Marku i Bylisit.

Në mesfushë janë përfshirë Fatmir Prengaj i Besës, Igli Rrapi i Burrelit, Mateo Shanaj i Pogradecit, Arlind Leshi i Bylisit dhe Thierno Barry i Flamurtarit.

Në repartin ofensiv, dyshja e sulmit përbëhet nga Mario Beshiraj i Kastriotit dhe Manfredas Ruzgis i Besës.

Si trajneri më i mirë i Javës së 5-të u vlerësua Gugash Magani i Besës.

Java e 5-të u mbyll me 5 fitore dhe 1 barazim, ndërsa Pogradeci kryeson kampionatin me 11 pikë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.