‘Po i serviloset Izraelit’, Koka: Ron Yeffet po i ofron Ramës një shërbim që i duhet fort

‘Po i serviloset Izraelit’, Koka: Ron Yeffet po i ofron Ramës një shërbim që i duhet fort

10:03, 13/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bledian Koka thotë se biznesmeni izraelit Ron Yeffet po i ofron Ramës një shërbim që i duhet fort.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Koka shton se Rama po luan me Izraelin të njëjtën kartë që ka luajtur dhe me Erdoganin ndërsa po mundohet të shkojë në ekstrem për të gjetur një mbrojtje. Koka është i bindur se tashmë janë pjekur kushtet që Rama të thirret në SPAK për t’u përballur me forcën e ligjit.

“Qartazi Ron Yeffet i ofron një shërbim që Ramës i duhet fort e pret t’i vijë nga Izraeli. Mënyra si i serviloset Izraelit, provokon shqiptarët me ngritjen e muzeve hebraike në Vlorë, nxit historianët e vet të thotë që Vlora ka pasur më shumë hebrej se vlonjatë. Rama ka luajtur të njëjtën kartë me Erdoganin. Po mundohet të shkojë në ekstrem për të gjetur një mbrojtje.

Kërkon një drejtësi që nuk vepron me regji dhe për llogari të njërit apo tjetrit grup të maxhorancës por vepron për llogari të shtetit shqiptar dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Por paralelisht me reagim të fortë të qytetarëve dhe ndërgjegjësimi i tyre në raport me atë që kanë përballë. Nëse nuk veprojnë këto dy elementë, thjesht pritja nëse dikush nga jashtë do na e zgjidhë hallin tonë që kemi me këtë njeri të papërgjegjshëm nuk mjafton. Janë pjekur kushtet që Rama të përballet  me një minithirrje nga SPAK që do të ishte dhe hapi i parë drejt shkuarjes që do të ishte skenari kroat apo një skenari të ngjashëm, ku Rama të përballet me forcën e ligjit në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco